Tiranë, 22 gusht, NOA – Zëdhënësja e Qeverisë,
Majlinda Bregu përshëndeti sot në emër të qeverisë shqiptare studimin e bërë
nga prestigjiozja Newsweek, mbi 100 vendet më të mira në botë për të jetuar, studim
në të cilin Shqipëria klasifikohet e 57-ta, ndër 100 vendet e përzgjedhura si
më të mirat për të jetuar.
Sipas zonjës Bregu, “Newsweek” e cilëson
Shqipërinë si një ndër kampionët e botës, për cilësinë e të
jetuarit, duke e vendosur atë krahas vendeve të zhvilluara të botës”.
“Një tjetër vlerësim vjen nga
ndërkombëtarët për Shqipërinë”, tha gjatë një konference për shtyp, zëdhënësja
e qeverisë, duke iu referuar studimit të realizuar nga një prej organeve më të
njohura të shtypit botëror, Newsweek, një studim i bërë mbi shëndetin, arsimin,
ekonominë dhe politikën ku ishin përfshirë plot 200 vende të botës.
Zonja Bregu theksoi se treguesit pse Newsweek
e cilëson Shqipërinë si një ndër kampionët e botës, për cilësinë e
të jetuarit, janë të qartë, pasi ato janë rrjedhojë sipas saj e reformave të ndërmarra
nga qeveria shqiptare, që kanë përmirësuar ndjeshëm cilësinë e të jetuarit në
Shqipëri.
Zonja Bregu renditi si tregues dyfishimin e pensioneve
të ulta, dyfishimin e pagave të punonjësve të arsimit, shëndetësisë dhe rritjen
e rrogave të tjera, dyfishimin e ndihmës ekonomike për personat në nevojë dhe
shpërndarjen e barabartë të të ardhurave, të cilat sipas zëdhënëses Bregu, kanë
ulur varfërinë në vend.
Por, tregues të qartë të klasifikimit të Shqipërisë,
janë edhe investimet e mëdha në infrastrukturë si dhe përmirësimi i klimës së
biznesit, duke bërë që Shqipëria të konsiderohet si një vend i hapur ndaj
investimeve të huaja.
Në këtë kontekst zëdhënësja e qeverisë kujtoi
edhe raportin e Bankës Botërore, Korporatës Financiare Ndërkombëtare, e cila
merr për shqyrtim katër indikatorë bazë për lehtësitë e investimeve të huaja në
87 vende të botës, në të cilin Shqipëria rezultoi para pak kohësh me 95 përqind
për investimet në mbarë sektorët, duke tejkaluar me 5 përqind vendet e OECD-së,
vendet e zhvilluara, dhe me 2 përqind vendet e rajonit.
Duke iu referuar këtij raporti, Bregu tha se për
të filluar një biznes, në Shqipëri mundësitë shkojnë në 98 përqind,
kundrejt 71 përqind që është mesatarja e vendeve të OECD-së dhe të
rajonit.
“Vetëm pak ditë më parë USAID në raportin
e tij mbi performancën e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit në
Shqipëri konfirmoi edhe njëherë suksesin e reformave të ndërmarra nga Qeveria
shqiptare për përmirësimin e klimës së biznesit në vend duke lehtësuar
punën dhe ritmin e përditshëm të bizneseve shqiptare, duke ulur tarifën në
ngarkim të aplikantëve vetëm në 100 lekë, duke reduktuar kohën e
nevojshme për të regjistruar një biznes të ri, vetëm në 24 orë”, nënvizoi
zonja Majlinda Bregu.
Sipas saj, Shqipëria u vlerësua edhe nga OKB me
çmimin e ekselencës për prokurimet elektronike.
Ndërsa në vlerësimin e Kombeve të Bashkuara
Shqipëria rezultoi vendi i parë në botë që aplikon një sistem prokurimi 100 përqind
elektronik detyrues, duke bërë të mundur kalimin nga 70
përqind të prokurimeve publike –të hapura , para 5 vitesh, në 100 përqind,
procedura elektronike prokurimi, sot në mandatin e dytë të Qeverisë Berisha. Andaj
zëdhënësja e qeverisë duke përforcuar këtë klasifikim të Newsweek, theksoi se “kjo
është Shqipëria e vërtetë, vendi i 57-të në botë ku mund të jetohet mirë, sepse
ka rritje ekonomike, ka zhvillim të infrastrukturës e lehtësira për biznesin
vendas e të huaj, ka siguri, mirëqenie dhe edukim të mirë për fëmijët”.
“Kjo është Shqipëria që arrijnë të vëzhgojnë e
perceptojnë me gjykim të ftohtë e sy të mprehtë ndërkombëtarët”.
Duke iu referuar akuzave të opozitës, zëdhënësja
e qeverisë shtoi se “sa për ata që nuk rreshtin së hartuari me qindra
makinacione e gënjeshtra, për t’i mbushur mendjen edhe botës se Shqipëria nuk
është ashtu si duket, shpresojmë që në këto dite të nxehta të kenë patur
kohë për të lexuar “ftohtë” revistën prestigjoze Newsweek”.
Në studimin e revistës Newsweek, Shqipëria
renditet e 57-a sa i përket cilësisë së të jetuarit, duke lënë pas vendet e
rajonit, dhe vetëm Kroacia qëndron para saj në vend të 26-të, ndërsa Maqedonia,
Serbia, Kosova, etj, janë jashtë 100 vendeve më të mira për të jetuar.
Në këtë studim vlerësohet me 81.2 pikë, arsimimi
në Shqipëri; shëndeti me 71.2 pikë; cilësia e të jetuarit me 67.92 pikë; dinamizmi
i ekonomisë me 34.9 dhe situata politike me 38.6 pikë.
Në studim Newsweek vlerësonte edhe faktin se
pavarësisht se shqiptarët janë qytetarë të një prej vendeve më të varfra të
Evropës, mosha mesatare e jetës së shqiptarëve shkon deri në 78 vjeç, çka
është vlerësuar si një statistikë mjaft e mirë nga kjo revistë.
mit/NOA

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: