Meka, 13 gusht, NOA – Një orë e vendosur në qendrën
historike të Mekës, qendra e të gjithë myslimanëve të botës, ka shënuar tik-tak
në momentin e fillimit të muajit të Ramazanit, duke përbërë kështu një simbol të
ri për të gjithë besimtarët.
Kjo orë në fakt është 3 orë përpara orarit
zyrtar të Grenuiçit, kullës nga bota perëndimore është mësuar të marrë matjen e
saktë të kohës.
Kjo orë ka përmasa me të vërtetë madhështore
dhe 4 fushat e saj kanë një diametër prej 46 metrash dhe janë të ndriçuara nga
2 milionë llampa të vogla që nxjerrin në pah të shkruarën “Në emër të Allahut”.
Ndërsa 21 mijë drita të vogla të kuqe dhe të bardha që shihen deri në 30
kilometra distancë do të ndizen 5 herë në ditë në përputhje me kohët e faljes.
n.e/NOA

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: