Libri “Pena e Gardianit”, autori dhuron 500 kopje për të burgosurit
Transmetuar më 28.12.2010 11:36
Tiranë, 28 dhjetor, NOA - Drejtor Ekzekutiv i
Qendrës për Përgjegjësi të Barabarta, Ahmet Dursun, do të dhurojë 500 kopje të
romanit “Pena e Gardianit”, në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Ceremonia e dhurimit të librave do të organizohet
në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ditën e mërkurë datë 29 dhjetor 2010,
ora 12:00.

Libri “Pena e Gardianit”, e shkruar prej
Dursun, sjell për herë të parë në vëmendjen e lexuesit një pjesë të realitetit
të burgut shqiptar të pas viteve ’90. Ky roman ka marrë vlerësime të mira nga
kritika vendase dhe së shpejti pritet të botohet në ShBA, Itali, Greqi dhe
Gjermani.

a.k/NOA
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe ato që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi cfarëdo baze tjetër të paligjshme.