Teknologji, prodhohet iPad i larë me ar
Transmetuar më 20.05.2010 03:34




Angli, 20 Maj NOA -Do të jetë i larë në ar
prej 25 karatësh dhe me diamante. Bëhet fjalë për iPad e kompanisë Apple, i
cili është prezantuar nga Stuart Hughes, i cili merret pikërisht me dekorimin e
aparaturave teknologjike.

Është pohuar se do të jenë vetëm dhjetë tipa
të tillë dhe do të jenë në shtije për një çmim i cili kap vlerën e 150 mijë
eurove.

Pesha e iPad do të jetë prej 2.1 kilogramë dhe
për sa i përket logos së mollës të Apple ajo do të jetë e dekoruar me 53
diamant të pastër.

Krahas këtij iPad të Apple, Hughes ka arritur
të realizoje dhe një MacBook Air i cili do të jetë platin dhe do të shitet për
një shifër prej 140 mijë sterlinash.

r.b/NOA
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe ato që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi cfarëdo baze tjetër të paligjshme.