Video – Pango, Gjykata e Apelit rrëzon gjobën ndaj Top - Channel
Transmetuar më 21.09.2011 14:35


Tiranë, 21 shtator 2011, NOA – Gjykata e Apelit ka anulluar gjobën prej 400 mijë eurosh që Gjykata e Tiranës i kishte vënë televizionit Top Channel, për atë që njihet si rasti “Pango”. Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë dhe ka kërkuar një rigjykim të kësaj cështjeje.
Në mars të vitit 2009 emisioni investigativ “Fiks Fare” përmes kamerave të fshehta brenda në shtëpinë e Pangos , tregoi se si ministri tentoi të përfitojë seksualisht nga një vajzë e re që kërkonte të fillonte punë në MTKRS.
Vetë ministri Pango e cilësoi videon si shkelje të privatësisë dhe përdhosje të imazhit të tij publik. Pango paditi Tv dhe kërkoi dëmshpërblim, kërkesë e cila u miratua nga gjykata e Tiranës. Menjëherë pas transmetimit të video-skandalit, kryeministri Berisha shkarkoi Pangon nga posti i ministrit.
a.q/NOA
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe ato që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi cfarëdo baze tjetër të paligjshme.