Agjencia e Lajmeve NOA - Lajmet e fundit minute pas minute, nga Shqiperia, Kosova, Ballkani dhe bota

  • Identifikohu

Nimic më 25 shkurt në Shkup për emrin

nimic-8.jpgShkup, 8 shkurt, NOA - Ndërmjetësi për kontestin e emrit të Maqedonisë, Metju Nimic pritet që më 25 shkurt të mbërrijë për vizitë në Shkup, për të shqyrtuar procesin e përshpejtimit të negociatave për zgjidhjen e këtij kontesti midis Shkupit dhe Athinës.
Paraprakisht, mediatori i OKB-së do të qëndrojë për vizitë në Athinë, ku gjithashtu do të njihet me pozicionet e fundit greke lidhur me këtë çështje.

 Siç bëjnë të ditur mediat greke, ndërmjetësi i OKB-së planifikon që të përshpejtojë procesin e negociatave për emrin, me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Gazeta "Etnos" shkruan se baza e pakos së re sërish do të jetë emri "Maqedonia Veriore", por duhet të precizohet përdorimi i këtij emri.

NOA-INA

 

 

 

Komente
Shto komentin tend
+/-
Shkruaj nje koment
Emri:
Email: (jo i detyruar)
 
Titulli:
 
Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."