Agjencia e Lajmeve NOA - Lajmet e fundit minute pas minute, nga Shqiperia, Kosova, Ballkani dhe bota

  • Identifikohu

BOTA

Sulmet kamikaze në Irak, 7 të vrarë dhe 20 të plagosur

Bagdad, 5 shtator, NOA - Policia në Bagdad tha se të paktën shtatë njerëz e humbën jetën sot në sulmet kamikaze dhe të personave të armatosur në një bazë ushtarake në kryeqytetin irakian.

Raportohet se mbi 20 njerëz janë plagosur në sulmin afër selisë së komandës ushtarake Rusafa në Bagdadin lindor.

lexo me tej...
 

Agjencia e lajmeve iraniane bojkoton Romën

Romë, 5 shtator, NOA – Agjencia e shtypit iranian “Irna” do të bojkotojë për më shumë se një muaj lajmet nga skuadra e Romës. Vendimi ka ardhur pas përfshirjes së drejtuesve të ekipit në fushatën kundër dënimit të gruas iraniane me emrin Sakineh, e cila në bazë të ligjeve islame është dënuar me goditje me gurë për tradhti bashkëshortore.

Agjencia e cila është shumë afër linjës qeveritare iraniane në një njoftim të sajin bënë të ditur se frymëzim i klubit futbollistik italian ka ardhur nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

lexo me tej...

Lirohet gazetari japonez i mbajtur peng nga talibanët

Afganistan, 5 shtator, NOA - Mediat e Japonisë raportojnë për lirimin e një gazetari japonez që ishte marrë peng nga talibanët në Afganistan. Lirimi i gazetarit u bë pas 5 muaj mbajtjeje peng.

Agjencia japoneze e lajmeve, Xhixhi, citon një diplomat i cili thotë se gazetari Kosuke Tsuneoka pasi ishte raportuar si i humbur në veriun e Afganistanit në muajin prill, tani gjendet ne ambasadën japoneze në Kabul.

lexo me tej...

Dagestan, vriten 5 ushtarë rusë dhe lëndohen 35 të tjerë

Dagestan, 5 shtator, NOA  - Zyrtarë të sigurisë në Dagestan thonë se pesë ushtarë rus janë vrarë dhe 35 janë lënduar pas shpërthimit të një bombe vetvrasëse e vendosur në një makinë.

Autoritetet thonë se sulmuesi i jepte makinës bombë në drejtim të ushtarëve që kishin vendosur një kamp në afërsi të qytezës Buinaksk, rreth 50 km larg kryeqytetit Makhachkala.

lexo me tej...

Zbulohen 40 emigrantë të fshehur në një hotel të braktisur

Kalabri, Itali, 5 Shtator 2010 NOA - Rreth 40 emigrantë me kombësi nga Egjipti janë gjetur nga skuadra speciale e Reggio Calabria në Grotteria dhe kjo pasi zbarkuan në bregun e jonit në Reggina.

lexo me tej...

Përdhunohet nga djemtë që njohu në internet

Përdhunohet nga djemtë që njohu në internet

Monza, Itali, 5 Shtator 2010 NOA/ Rid Bulku - Është përdhunuar nga një djalë, të cilin e njohu në internet nëpërmjet një miku të saj, ndërsa një i tretë qëndronte duke i xhiruar me kamerë me anë të celularit të tij. Gjithçka ka ndodhur në Varedo, një provincë e Monzës, më datë 6 gusht.

lexo me tej...

Fidel Kastro, ish-presidenti kuban rikthehet në publik

Fidel Kastro, ish-presidenti kuban rikthehet në publik

Havanë, 5 Shtator 2010 NOA - Ish-presidenti kuban Fidel Castro ka folur përballë mijëra studentësh në shkallët e Universitetit të Avana, duke evokuar me nostalgji kohët e tij të revolucionit.

lexo me tej...

Vret një 13-vjeçar dhe i kërkon falje familjarëve të viktimës, letra e plotë

Itali, 4 shtator NOA - “Më vjen shumë keq për gjithçka ka ndodhur”. E shkruan në një letër të publikuar ekskluzivisht për News Mediaset, 16-vjeçarin, i cili më 2 gusht vrau në Bronte të Katanias, Matteo Galati, 13-vjeç si rrjedhojë e një përleshje për një vajzë. Fjalët e 16-vjeçarit vijnë nga burgu i minoreneve të Bicoca në Catania.

lexo me tej...

Shpërthimi i platformës së naftës në gjirin e Meksikës, shpëton ekuipazhi

Shpërthimi i platformës së naftës në gjirin e Meksikës, shpëton ekuipazhi

SHBA, 4 shtator 2010 NOA/ Rid Bulku - Një platformë nafte në brigjet e Luiziana, në gjirin e Meksikës, ka marrë zjarr. Trembëdhjetë punonjësit që ndodheshin mbi impiant janë hedhur menjëherë në ujë dhe shpëtuan falë ndihmës së rojeve bregdetare.

lexo me tej...

Tragjedi familjare: Prindërit i ankoheshin, djali vetëvritet

Itali, 4 shtator NOA - Një djalë 12-vjeçar nga Mornico al Serio (Bergamo) është vetëvrarë pas shumë ankesave që kishin prindërit në drejtim të tij.

lexo me tej...

“Të shporret Sarkozi”, protestat e romëve mbushin rrugët e Francës

Paris, 4 shtator, NOA – Përfaqësuesit e komunitetit rom në Francë kanë vërshuar rrugëve me thirrjet “Të shporret Sarkozi”, pas nismave të presidentit francez për t’i dëbuar ata.

Rebelimet e planifikuara në mbi 130 qytete në Francë si edhe para ambasadave të vendeve evropiane në Paris, organizuar nga dhjetëra shoqata dhe organizata që mbrojnë të drejtat e njeriut, me mbështetjen e sindikatave dhe partive opozitës kanë përbërë një sfidë të vërtetë për presidentin Nikolas Sarkozi.

lexo me tej...
Page 3 nga 205