Agjencia e Lajmeve NOA - Lajmet e fundit minute pas minute, nga Shqiperia, Kosova, Ballkani dhe bota

  • Identifikohu

BOTA

Sulmi në bazën ushtarake në Afganistan, 13 të vrarë

Sulmi në bazën ushtarake në Afganistan, 13 të vrarë

Afganistan, 28 gusht, NOA – Zyrtarë të Aleancës së NATOs- thanë sot se forcat e saj në Afganistanin lindor arritën të sprapsin sulmet e kryengritësve në një bazë dhe një kamp amerikan dhe vranë 13 terroristë.

Aleanca tha se kryengritësit hapën zjarr para agimit sot me raketa dhe automatikë në bazën Salerno dhe pranë kampit Chapman në provincën Kost.

lexo me tej...
 

Tërheqja e SHBA, mbështetësit e Sadamit kërkojnë pushtetin në Irak

Bagdad, 28 gusht, NOA - Tri ditë para përfundimit zyrtar të misionit luftarak të ushtrisë amerikane në Irak, kryeministri irakian Nuri al Maliki shpalli shkallën më të lartë të alarmit në vend.

Qeveria e tij ka informacione sipas të cilave rrjeti terrorist i Al Kaidës dhe ithtarë të ish-pushtetmbajtësit Saddam Hyssein kanë planifikuar sulme, tha Maliki në Bagdad.

lexo me tej...

Rusia do të ndërtojë kozmodrom për fluturimet kozmike

Moskë, 28 gusht, NOA - Kryeministri Vladimir Putin tha se Rusia do të nisë anije kozmike nga territori rus deri në vitin 2018.

Kryeministri rus shpjegoi se është nevojë e Rusisë që të ketë kozmodromin e vet për anijet kozmike. Mendohet se infrastruktura për këtë qëllim do të ngrihet në Lindjen e largët ruse, 5800km larg Moskës.

lexo me tej...

Pakistan, përmbytje dhe sulme të militantëve në bazat ushtarake

Pakistan, 28 gusht, NOA  - Një grup militantësh të armatosur janë përpjekur mëngjesin e sotëm të hyjnë në një nga zonat e sigurta të ushtrisë pakistaneze në veriperëndim të vendit.

Përpjekja e tyre u zmbraps gjatë një përleshje të armatosur nga rojat ushtarake.

lexo me tej...

Trafikanti më i madh i armëve: Akuzat ndaj meje, montim i SHBA

Trafikanti më i madh i armëve: Akuzat ndaj meje, montim i SHBA

Tajlandë, 28 gusht, NOA – Shumë pak mund të mos e kenë parë filmin me aktorin Nikola Skejxh me titull, “Zoti i Luftës”. Në të pasqyrohet historia e një trafikanti armësh rus, i cili arrinte t’ua hidhte gjithmonë autoriteteve duke shfrytëzuar lidhjet që kishte me drejtuesit e qeverive të ndryshme.

Personazhi i filmit është real dhe quhet Viktor But, tashmë i arrestuar për llogari të amerikanëve në Tajlandë. But është në pritje të gjyqit dhe ekstradimit, por duket se kjo çështje ka futur në lojë interesat e shumë vendeve, duke qenë se But ka informacion për shumë trafiqe. Gjithsesi ai thotë se është një biznesmen i ndershëm që nuk ka lidhje me armët.

lexo me tej...

Tërmet 5.9 ballë në Iran, tre të vdekur

Teheran, 28 gusht, NOA - Burimet zyrtare iraniane njoftojnë se tre persona kanë vdekur dhe 40 të tjerë janë plagosur nga tërmeti.

Tërmeti me fuqi 5.9 ballë të shkallës Rihter goditi dje shkretëtirën Dasht-e Kavir në Iran si dhe qytetin e Damganit, në jug të vendit.

lexo me tej...

UNICEF: Pakistani ka nevojë për më shumë ndihma

Nju Jork, 28 gusht, NOA - Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e fëmijëve - UNICEF, të prekurit nga katastrofa e përmbytjeve në Pakistan kanë nevojë për tre herë më shumë mbështetje se sa ajo që vlerësohej deri tani.

Vetëm për mbulimin e nevojave urgjente me ushqime në tre muajt e ardhshëm nevojiten rreth 111 milionë euro, njoftoi UNICEF në Paris.

lexo me tej...

Talebanët sulmojnë një bazë amerikane në Aganistan

Afganistan, 28, gusht, NOA - Një grup prej rreth 30 luftëtarësh talebanë ka sulmuar një bazë të forcave amerikane në lindje të Afganistanit.

Një zëdhënës i NATO-s sqaroi se në bazën ushtarake Chapman në krahinën Ghost ka luftime të vazhdueshme. Megjithatë nuk ka të dhëna për viktma të mundshme.

lexo me tej...

Putin: Rusia nuk ka dalë nga kriza

Moskë, 28 gusht, NOA - Rusia ende nuk është rimëkëmbur plotësisht nga kriza, dhe do të vazhdojë me masat anti-krizë, deklaroi kryeministri Vladimir Putin.

"Bashkë me pjesën tjetër të ekonomive botërore, ekonomia jonë dalëngadalë po rimëkëmbet nga kriza. Por rimëkëmbja nuk do të jetë e shpejtë", ka thënë Putin.

lexo me tej...

Rusi, ekzekutohen në pushime bashkëshortët, ishin agjentë të FSB-së

Moskë, 27 Gusht 2010 - Në Rusi po vazhdojnë kërkimet për vrasësit e çiftit bashkëshortor, të cilët punonin për shërbimin e sigurisë FSB, trashëgimtar i KGB-së.

lexo me tej...

Vendimi, ulet rroga e Presidentit të Republikës

Tiranë, 27 Gusht 2010 NOA – Të marrësh tetë mijë euro në muaj është një rrogë e majme qoftë dhe nëse je president i Republikës. Kështu është gjykuar nga autoritetet sllovake të cilat vendosën të ulin rrogën mujore të kryetarit të shtetit.

lexo me tej...
Page 5 nga 205