Agjencia e Lajmeve NOA - Lajmet e fundit minute pas minute, nga Shqiperia, Kosova, Ballkani dhe bota

  • Identifikohu

BOTA

Kubë, Fidel Kastro apel Obamës: Jo luftë bërthamore me Iranin

Havana, 24 gusht, NOA – Ish presidenti kubanez Fidel Castro duket mjaft i shqetësuar për një luftë të re, luftën potenciale bërthamore, ku sipas tij Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sulmojnë Iranin.

Ish presidenti i Kubës komuniste, është takuar për këtë çështje me shkencëtarë kubanezë, me të cilët po diskuton mbi rrezikun dhe pasojat që mund të lërë për mbarë njerëzimin një luftë bërthamore.

lexo me tej...
 

Somali, terroristët vrasin 16 deputetë të Parlamentit

Mogadishu, 25 gusht, NOA - Persona që dyshohen se janë luftëtarë islamikë kanë sulmuar një hotel në të cilin qëndrojnë zyrtarë qeveritarë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Raportohet se brenda hotelit janë dëgjuar të shtëna ndërsa dëshmitarët thonë se disa prej anëtarëve të Parlamentit janë vrarë.

Sulmi duket se është pjesë e një ofensive që ka nisur që dy ditë nga sulmuesit e grupit radikal islamik, Al – Shabaab kundër forcave qeveritare në Mogadishu.

lexo me tej...

Uashingtoni pranon mangësitë në të drejtat e njeriut në SHBA

Uashington, 24 gusht, NOA - Qeveria e SHBA-së ka pranuar mangësitë lidhur me trajtimin e të drejtave të njeriut në vendin e vet.

Situata nuk është perfekte, thuhet në një raport  të parë të Ministrisë së Jashtme pranë Komisionit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së.

lexo me tej...

Ukraina, 19 vite pavarësi nga Bashkimi Sovjetik

Kiev, 24 gusht, NOA - Ukraina sot shënon Ditën e Pavarësisë, 19 vjetorin e pavarësimit nga Bashkimi Sovjetik.

Ligjvënësit ukrainas e miratuan aktin e Pavarësisë më 24 gusht, 1991, duke e shpallur Ukrainën shtet të pavarur dhe demokratik, një muaj pas grusht shtetit të dështuar  ndaj ish presidentit sovjetik, Mihail Gorbaçov.

lexo me tej...

Afganistan, vriten në sulme të veçanta 5 ushtarë të Aleancës

Afganistan, 24 gusht, NOA - Pesë ushtarë të Perëndimit, dy amerikanë, dy marinsa francezë dhe një grua hungareze, kanë humbur jetën në vargun e sulmeve të militantëve në Afganistan.

Ministria e Mbrojtjes në Paris tha se dy francezë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një përleshje të armatosur në provincën lindore Kapisa.

Një grua,e cila bënte pjesë në forcat e armatosura Hungarese,mbeti e vdekur kur autokolona,ku ajo gjëndej, u sulmua në provincën verilindore Bahlan,gjithashtu gjatë këtij sulmi u plagosën edhe tre ushtarë hungarezë.Ndërsa njëri

nga ushtarët amerikanë është vrarë nga një sulm me bomba, në Afganistanin jugor.

NOA/RFE

Kili, mbijetojnë 33 minatorët e mbetur në kurthin e minierës

Kili, mbijetojnë 33 minatorët e mbetur në kurthin e minierës

Kili, 24 Gusht NOA/ Rid Bulku - Janë në jetë të gjithë 33 minatorët kilen, të cilët më 5 gusht mbetën në kurthin e një tuneli 700 metër të thellë, në një minierë bakri dhe ari në Copiapo, 800 kilometër larg Santiago.

lexo me tej...

Dy të posalindur ndahen nga jeta, pinë lëng të infektuar me baktere

Gjermani, 24 Gusht NOA - Dy të porsalindur, janë ndarë nga jeta dhe pesë të tjerë janë në gjendje mjaft të rëndë si rrjedhojë e një lëngu të kontaminuar nga baktere që e morën në poliklinikën e Magonza, në Gjermani.

lexo me tej...

Gjunjëzohet Kina, përmbytjet detyrojnë banorët të shpërngulen

Gjunjëzohet Kina, përmbytjet detyrojnë banorët të shpërngulen

Kinë, 23 gusht, NOA - Tashmë janë më shumë se 130 mijë persona që janë detyruar të shpërngulen nga Kina dhe Koreja e Veriut, si rrjedhojë e përmbytjeve.

Në provincën veri-perëndimore të Liaoning, në Kinë, në kufi me Korenë e Veriut, 4 persona janë ndarë nga jeta dhe rezultojnë 127 mijë të tjerë të zhdukur, që janë shpërngulur në kohët e fundit.

lexo me tej...

Nju Jork, amerikanët kundër Obamës për xhaminë në Manhatan

Nju Jork, amerikanët kundër Obamës për xhaminë në Manhatan

Nju Jork, 23 gusht, NOA - Disa qindra mbështetës dhe kundërshtarë të propozimit për ndërtimin e qendrës myslimane kulturore, afër vendit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, kanë mbajtur tubime në qendër të Nju Jorkut.

Kundërshtarët e këtij propozimi kanë kënduar këngë patriotike dhe kanë paraqitur fotografitë e sulmeve të dhunshme nga ekstremistët islamikë.

lexo me tej...

Kili, 33 minatorë, ende gjallë pas dy javësh nën tokë

Santiago, 23 gusht, NOA - Më shumë se dy javë pas shembjes së një miniere ari dhe bakri në Kili ekipet e shpëtimit kanë arritur të vendosin kontakte me 33 minatorët që ndodhen nën gërmadha.

Presidenti Sebastian Pinera doli para kamerave televizive dhe tregoi si provë një letër të një burri, të cilën e kishin marrë me ndihmën e një sonde.

lexo me tej...

Pakistan, 800 milionë dollarë ndihma për përmbytjet

Pakistan, 800 milionë dollarë ndihma për përmbytjet

Pakistan, 23 gusht, NOA - Tre javë  pas fillimit të katastrofës më të rëndë qysh prej dekadash Pakistani, sipas të dhënave, ka përfituar donacione dhe premtime për ndihma në nivelin e rreth 800 milionë eurove.

Solidariteti ndërkombëtar me vendin tonë ishte inkurajues, tha ministri i Jashtëm i Pakistanit Mehmud Qureshi në Islamabad.

lexo me tej...
Page 9 nga 205