Agjencia e Lajmeve NOA - Lajmet e fundit minute pas minute, nga Shqiperia, Kosova, Ballkani dhe bota

  • Identifikohu

EKONOMI

Kryeministri për borxhet: Kur bie zjarri te komshiu, duhet të marrësh masa

Kryeministri për borxhet: Kur bie zjarri te komshiu, duhet të marrësh masa

Tiranë, 26 korrik, NOA Update - Kur bie zjarri te komshiu, duhet të marrësh masa dhe kjo është ajo që pikërisht po bën qeveria shqiptare me paraqitjen e paketës së shkurtimeve buxhetore për vitin 2010.

Kështu ka deklaruar më tej, lidhur me deficitin buxhetor, i cili sipas tij është një plagë që po godet të gjitha vendet e Evropës Lindore, në kuadrin e efekteve të krizës ekonomike që ka kapur gjithë botën.

lexo me tej...
 

Berisha opozitës në Kuvend: Mos i shkelmoni shifrat e rritjes së ekonomisë

Berisha opozitës në Kuvend: Mos i shkelmoni shifrat e rritjes së ekonomisë

Tiranë, 26 korrik, NOA – “Kjo qeveri çdo qershor ka sjellë në Kuvend ndryshimet buxhetore, të cilat janë bërë të domosdoshme nga realizimet e të ardhurave fiskale, por edhe dinamizmi i përparësive të zhvillimit të këtij vendi, ndërsa këtë vit ne vijmë para qytetarëve shqiptarë me propozimin për shkurtimin e shpenzimeve”.

Kështu ka thënë në seancën e sotme plenare në diskutimin e shkurtimeve buxhetore, kreu i qeverisë, Sali Berisha, duke pohuar se kjo vjen para së gjithash si vendosmëri e kësaj qeverie për çuarjen e mesazheve pozitive të qeverisë në qarqet financiare të vendit dhe ato ndërkombëtare.

lexo me tej...

Fluks shit-blerje makinash, para taksës së re

Fluks shit-blerje makinash, para taksës së re

Tiranë, 25 korrik, NOA, Rajmonda Lajthia - Aplikimi i taksës së re për automjetet ka detyruar shumë qytetarë të bëjnë shitjen e makinës së tyre, përpara se ligji të nisë të zbatohet.

Zyrat e noterisë në Tiranë konfirmojnë një fluks në rritje të aplikimeve gjatë dy muajve të fundit.

lexo me tej...

FMN: Testi i stresit, tregoi se duhet të kemi besim tek bankat

FMN: Testi i stresit, tregoi se duhet të kemi besim tek bankat

Uashington, 24 Korrik, NOA – Duhet të kemi më shumë besim në tregjet financiare dhe ato bankare. Kjo është thirrja që ka bërë shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, pas publikimit të rezultateve të të ashtuquajturit “testi i stresit” për 91 banka evropiane.

Ndërsa ministri amerikan i Financave, Tim Geithner sqaroi se Bashkimi Evropian, me anë të këtij stresi, ka dhënë më këtë një kontribut të rëndësishëm për transparencën e institucioneve financiare.

lexo me tej...

Konfindustria: 6-mujori i parë 2010, përmirësime në sektorë të ndryshëm të industrisë

Konfindustria: 6-mujori i parë 2010, përmirësime në sektorë të ndryshëm të industrisë

Tiranë, 24 korrik, NOA - Konfindustria, ka p?rgatitur raportin periodik krahasimor 6 mujor p?r gjendjen e sektor?ve industrial? t? vendit, ku ?sht? arritur n? p?rfundimin se gjendja e prodhimit industrial n? vend n? vija t? p?rgjithshme ?sht? e nj?jt? me 6 mujorin e dyt? t? vitit 2009, me veçori kryesore vazhdim?sin? e mungesave t? likuiditetit.

Në një konferencë për shtyp, Administratori i Konfindustria, Gjergj Buxhuku, theksoi se janë vënë re shenja përmirësimi në krahasim me 2009-ën, edhe sa i përket sektorëve që prodhojnë mallra për eksport.

lexo me tej...

PS: Shkurtimet në buxhet paralizojnë bujqësinë, e cila na mban me bukë

PS: Shkurtimet në buxhet paralizojnë bujqësinë, e cila na mban me bukë

Tiranë, 24 Korrik, NOA – “Rishikimi i buxhetit 2010, nuk e zgjidh krizën ekonomike me të cilën po përballet vendi dhe qeveria ka qenë përsëri e papërgjegjshme, duke prerë fondet e investimet me gërshërë lart e poshtë, pa analizuar e realizuar impaktin që kanë këto ndryshime në buxhet”.

Kjo ka qenë deklarata e radhës e mbërritur nga selia rozë përmes deputetes Mimi Kodheli mbi krizën ekonomike, duke pohuar se nga këto shkurtime në buxhet është prekur më shumë bujqësia, i cili është në fakt sektori që punëson më shumë njerëz në këtë vend.

lexo me tej...

Testi i stresit, nuk e kaluan 7 nga 91 banka evropiane

Bruksel, 24 Korrik, NOA - Shtatë nga 91 banka evropiane nuk e kaluan dot të  ashtuquajturin “testi i stresit”, të cilit iu nënshtruan dje në të gjithë Evropën, për të provuar sesa i fortë është sistemi bankar financiar në kohët e krizës.

Rezultatet për këto banka synojnë sigurimin e investitorëve se ato arrijnë të kenë baza të qëndrueshme në mirëfunksionimin e tyre, në mënyrë që ata të mos i tërheqin depozitat prej tyre.

lexo me tej...

Testi i stresit, 91 banka evropiane sprovohen për efektet e krizës

Testi i stresit, 91 banka evropiane sprovohen për efektet e krizës

Bruksel, 23 Korrik, NOA – Sa të zonjat janë bankat që t’u mbijetojnë krizave të ardhshme ekonomike.

Ky përfundim pritet të dalë nga i ashtuquajturi “testi i stresit”, të cilit i janë nënshtruar sot 91 banka në të gjithë Evropën.

lexo me tej...

FMN: Borxhet do të pengojnë rritjen e Eurozonës

FMN: Borxhet do të pengojnë rritjen e Eurozonës

Nju Jork, 23 Korrik, NOA – Kriza e borxheve po vë në rrezik zhvillimin e vendeve të Eurozonës.

Alarmi këtë herë bëhet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit, kriza e borxheve ka bërë që kjo të ngadalësojë rritjen ekonomike të parashikuar për vendet që përfshihen nën ombrellën e Euros.

lexo me tej...

Pasuritë e INSIG, do t’i kalojnë Entit Kombëtar të Banesave

Tiranë, 23 Korrik, NOA – Nga Ministria e Financave deri sot, pasuritë e paluajtshme nën pronësinë e “INSIG” sh.a., do t’i kalojnë në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për Entin Kombëtar të Banesave.

Ky fakt është vendosur në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, duke përfshirë këtu kalimin e pasurive të paluajtshme si apartamente, lokale, mjedise shërbimi, që të gjitha në pronësi të INSIG-ut.

lexo me tej...

Ministria e Mbrojtjes: PS, ia fut kot për privatizimet në fushën e Aviacionit

Ministria e Mbrojtjes: PS, ia fut kot për privatizimet në fushën e Aviacionit

Tiranë, 23 Korrik, NOA – Ministria e Mbrojtjes, përmes një deklarate për shtyp, ka reaguar sot mbi akuzat e lëshuara nga Partia Socialiste përsa i përket privatizimit të pronave në fushën e Aviacionit, të cilat sipas këtij dikasteri, janë të pabazuara në fakte dhe nuk përmbajnë asnjë të vërtetë.

“Ministria e Mbrojtjes nuk ka iniciuar asnjë procedurë privatizimi për prona në këtë zonë dhe ftojmë Bashkinë e Tiranës, të nxjerrë ekspertë të saj për të ofruar fakte konkrete”, thuhet në këtë deklaratë.

lexo me tej...
Page 9 nga 130