INTEGRIMI NË BE

Diskutohet heqja e vizave për Shqipërinë

Strasburg, 9 Mars NOA - Në Parlamentin Evropian në Strasburg është zhvilluar sot debati lidhur me heqjen e regjimit të vizave për vendet e zonës Shengen për qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnjë-Hercegovinës. Debati kishte në qendër diskutimin dhe ndryshimet në rregulloren për Konventën e zbatimit të Marrëveshjes Shëngen.

lexo me tej...
 

Frattini: Në 2010 hiqen vizat për Shqipërinë

Frattini: Në 2010 hiqen vizat për Shqipërinë

Goriza (Slloveni), 8 mars, NOA - Shqipëria dhe Bosnja do të përfitojnë nga liberalizimi i vizave brenda vitit 2010 por edhe Kosova duhet të përfitojë shpejt nga ky proces. Kjo është deklarata e ministrit të Jashtëm italian, Franko Frattini, në lidhje me procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij në forumin e mbajtur në Goriza të Sllovenisë, për “Skenarët e zhvillimit Adriatiko – Ballkanik”, Frattini ka theksuar se Bashkimi Europian nuk ka më dilema për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perendimor.

lexo me tej...

BE, axhendë speciale për 8 Marsin në Tiranë

Tiranë, 8 Mars NOA - Në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë dhe Ambasadën Spanjolle, Qendra e Informimit të Bashkimit Evropian në Tiranë po mban një sërë aktivitetesh gjatë Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Kështu sot u hap një ekspozitë e trashëgimisë kulturore shqiptare. Pjesë e një koleksioni me objekte të trashëgimisë kulturore shqiptare, ekspozita do të prezantojë veshje, prodhime tekstile dhe mëndafshi shtëpiak të punuar me dorë, që i përkasin peridhës së shekullit të 19-të dhe gjysmës së parë të shekullit të 20-të.

lexo me tej...

U refuzohet azili, vetëvriten 3 veta

U refuzohet azili, vetëvriten 3 veta

Glasgou, 8 mars, NOA – Refuzimi i kërkesës për azil, duket se i ka detyruar tre shqiptarë nga Kosova të dëshpërohen aq shumë sa të hidhen nga pallati. Lajmi është publikuar nga gazeta “The Guardian” duke theksuar se viktimat janë dy meshkuj dhe një femër, të cilët janë hedhur së bashku nga kati i 15-të i një ndërtese në qytetin e Glasgout. Trupat e viktimave janë gjetur në mëngjes, pranë një kompleksi ndërtesash, ndërsa ende nuk dihet identiteti i viktimave, megjithëse citohet paraprakisht se ata ishin kosovarë.

lexo me tej...

PE: KE të heqë vizat me Shqipërinë

PE: KE të heqë vizat me Shqipërinë

Bruksel, 7 mars, NOA – Deputetët e Parlamentit Europian i kërkojnë Komisionit Eurpian që të paraqes brenda muajit prill kërkesën për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.

Kërkesa e eurodeputetëve synon që të përshpejtojë afatet e procesit për liberalizimin e vizave, duke qenë se KE-ja merr opinionin e Parlamentit Europian në lidhje me zgjerimin e zonës Shengen.

lexo me tej...

BE: Samit i ri për të ardhmen e Ballkanit

BE: Samit i ri për të ardhmen e Ballkanit

Kordoba, Spanjë 7 Mars NOA - Presidenca spanjole e Bashkimit Evropian propozoi sot një takim të nivelit të lartë të Bashkimit Evropian dhe zyrtarëve nga Ballkani për të “përforcuar perspektivën evropiane të rajonit”.

“Duhet t’u tregojmë vendeve në rajon se vazhdojmë të kujdesemi më shumë se dhjetë vjet më parë”, u thanë në një komunikatë Spanja dhe Italia partnerëve të tyre në Bashkimin Evropian, në takimin e ministrave të jashtëm në Kordoba të Spanjës.

lexo me tej...

Fajon: Të mos pengohet heqja e vizave për Shqipërinë

Fajon: Të mos pengohet heqja e vizave për Shqipërinë

Strazburg, 5 mars, NOA – Eurodeputetja sllovene Tanja Fajon, ka reaguar sot në lidhje me atë që është cilësuar si eksod i qytetarëve nga vendet e Ballkanit Perendimor që kanë përfituar nga liberalizmi i vizave, drejt BE-së.

Në një deklaratë zyrtare, Fajon, shprehet se qeveritë e Serbisë dhe Maqedonisë duhet të sqarojnë qytetarët e tyre në lidhje me atë që quhet liberalizmin vizash. Ndërsa ka shtuar se procesi i heqjes së vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën nuk duhet të pengohet.

lexo me tej...

Gjashtë kapitujt e shqyrtuar të pyetësorit të KE

Gjashtë kapitujt e shqyrtuar të pyetësorit të KETiranë, 4 mars, NOA - Komiteti Ndërministror i Integrimit Europian miratoi sot edhe 6 kapituj të tjerë të përgjigjeve të pyetësorit të Komisionit Europian, për Shqipërinë.Kapitujt e miratuar sot nga KNI, janë: Kapitulli 4, Lëvizja e lirë e kapitalit, koordinuar nga Banka e Shqipërisë, kapitulli 10, Shoqëria e informacionit dhe media, koordinuar nga Ministri i Shtetit, kapitulli 16, Tatimet, koordinuar nga Ministria e Financave;
lexo me tej...

Berisha: Brukseli kërkon përgjigje koncize

Berisha: Brukseli kërkon përgjigje koncize

Tiranë, 4 mars, NOA – Kryeministri, Sali Berisha deklaroi sot se teksti i përgjigjeve të pyetësorit të Komisionit Europian duhet të jetë pa ujë. Në këtë mënyrë kryeministri ka kërkuar që përgjigjet të jenë koncize dhe jo shumë voluminoze.

Deklarata e kreut të qeverisë u bënë mbledhjen e sotme të Komitetit Ndërministror të Integrimit, gjatë se cilës u miratuan dhe 6 kapituj të tjerë të përgjigjeve të pyetësorit të Komisionit Europian (KE) për Shqipërinë.

lexo me tej...

Mesdita në Turqi

Mesdita në Turqi

Konfrontimi mes Ankarasë dhe ushtrisë mund të jetë katastrofik
Bruksel, 2 Mars - Turqia, shtyllë e NATO-s, anëtar i mundshëm i Bashkimit Evropian dhe aleat strategjik i Perëndimit në Lindjen e Mesme, sot gjendet buzë katastrofës. Nëse konfrontimi aktual ndërmjet Qeverisë së moderuar islamike të kryeministrit Rexhep Taip Erdogan dhe establishmentit ushtarak provokon një grusht-shtet, apo nxit dhunë politike dhe fetare, humbjet e Perëndimit për stabilitetin rajonal dhe shpresat për këtë fuqi ekonomike në rritje do të jenë të pallogaritshme.

lexo me tej...

Premtimet boshe të Evropës

Hezitimi për veprime ushtarake nga ana e forcave evropiane ka rritur dyshimet tek amerikanët.

Sipas sekretarit amerikan të mbrojtjes, Robert Gejts, ky pakësim krijon vështirësi në arritjen e sigurisë dhe të një paqeje të qëndrueshme në shekullin 21, thuhet në “Foreign Policy”.

Por, udhëheqësit evropianë, kundrejt kësaj frike, japin argumentin se duhet kontributi i ekspertëve civilë në sfidat e sigurisë dhe të luftës.

lexo me tej...
  • «
  •  Fillim 
  •  Pas 
  •  1 
  •  2 
  •  3 
  •  4 
  •  5 
  •  Para 
  •  Fund 
  • »
Page 1 nga 5