
Tiranë, 16 qershor, NOA – Bashkimi Europian
dhe vendet e Nismës së Europës Qendrore mbështesin Shqipërinë në integrimin e
shpejtë të saj brenda BE-së, që nënkupton se hapi më i shpejtë që konfirmon përkrahjen,
është liberalizimi i vizave me Shqipërinë.
Këtë deklaratë zëvendëskryeministri dhe
ministri i Jashtëm, Ilir Meta e bëri pas samitit të NEQ, i mbajtur në Budva të
Malit të Zi.
“Pas takimit të Ministrave të Jashtëm të
Nismës së Evropës Qendrore në Budva, konfirmoj edhe njëherë mbështetjen e
vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat janë edhe anëtare të kësaj
nisme, në mënyrë të veçante të Italisë, Austrisë, por edhe vendeve të tjera në
përkrahje të liberalizimit të vizave për Shqipërinë”, deklaroi ministri i jashtëm.
“Njëkohësisht, tha Meta, “aty u shpreh, përkrahja
dhe mbështetja për Shqipërinë dhe Malin e Zi për marrjen e statusit të vendit
kandidat për në BE sa më shpejt, në të ardhmen e afërt.”