Agjencia e Lajmeve NOA - Lajmet e fundit minute pas minute, nga Shqiperia, Kosova, Ballkani dhe bota

  • Identifikohu

Rivendosen raportet mes KFOR dhe FSK

kfor-11.jpgPrishtinë, 10 mars, NOA - Duket se marrëdhëniet mes KFOR-it dhe Forcës për Siguri të Kosovës kanë rinisur sërish pasi ato "ngrinë" për tre ditë me radhë që kur policët kosovarë u shfaqën të armatosur në ceremonitë për ndër të të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bëhet me dijeni se KFOR rifilloi sot trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës FSK, sipas një deklarate për shtyp të lëshuar nga ky institucion.

"Ne konfirmojmë se KFOR-i do të rifillojë ushtrimin e rolit të tij si trajnues dhe kujdestar për FSK", thuhet në deklaratë.

Ndërkaq, thuhet se vendimi u mor pas bisedimeve për zgjidhjen e çështjes të zyrtarëve të lartë kosovarë, presidentit Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçi, me komandantin e KFOR-it, gjeneralin gjerman Markus Bentler.

"Rezultati është një marrëveshje e re, e cila mbulon përdorimin e njësisë ceremoniale të FSK-së, e cila do të vazhdojë të përdorë armë të demilitarizuara, kur kjo miratohet nga komanda e KFOR-it", thuhet në deklaratën për shtyp. Rifillimi i bashkëpunimit të KFOR-it me FSK-në u konfirmua edhe nga zyra e presidentit të Kosovës.

n.e/NOA

 

Komente
Shto komentin tend
+/-
Shkruaj nje koment
Emri:
Email: (jo i detyruar)
 
Titulli:
 
Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."