Agjencia e Lajmeve NOA - Lajmet e fundit minute pas minute, nga Shqiperia, Kosova, Ballkani dhe bota

  • Identifikohu

Vritet 22-vjeçari shqiptar në Athinë

greqi_policia_new_noa.jpg

Athinë, 9 Mars NOA - Kufoma e një të riu shqiptar u gjet sot në banesën e tij në lagjen "Pagrati" të Athinës, pasi ishte ekzekutuar me armë zjarri, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Pratinu" nr 1 në një banesë të cilën djali shqiptar rreth 22 vjeçar, emri i të cilit nuk u bë i ditur, e kishte marrë me qira pak kohë më parë.

Policia tha se disa banorë të zonës që lajmëruan rajonin duke pohuar se një kufomë gjendej te një apartament në rrugën e sipërpërmendur.

Policia me të mbërritur mori kufomën dhe e dërgoi në morg, kurse duke konfirmuar faktin se i ndjeri ishte shqiptar, zbardhi se ishte vrarë me plumba të një arme zjarri, pistoletë.

Ende nuk dihet se kur është vrarë viktima kurse detajet për ngjarjen dhe autorët janë ende të pakta.

n.s/NOA

Komente
Shto komentin tend
+/-
Shkruaj nje koment
Emri:
Email: (jo i detyruar)
 
Titulli:
 
Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."