Agjencia e Lajmeve NOA - Lajmet e fundit minute pas minute, nga Shqiperia, Kosova, Ballkani dhe bota

  • Identifikohu

KULTURE

Si vdiq Van Gogu, botohet libri me fakte nga jeta e tij

Si vdiq Van Gogu, botohet libri me fakte nga jeta e tij

Romë, 29 korrik, NOA – Plot 120 vjet pas vdekjes së tij, një libër i ri i botuar nga Alan Zamboni hedh fakte nga momentet e fundit të jetës së piktori të madh, Vincent Van Gog.

Piktori i cili në fakt u nda nga jeta përmes një vetëvrasje, ruan mjaft mistere nga momentet e fundit, të cilat merr përsipër t’i rrëfejë në botimin e tij, Alan Zamboni.

lexo me tej...
 

Zbulohen katër relike greko-romake në ishujt Eolie

Itali, 26 Korrik 2010 NOA – Katër relikte të epokës greko- romake janë zbuluar përgjatë ishujve Eolie, midis Capo milazzese dhe ishullit të Basiluzzos, në ujërat e Panarea-s.

Misioni i kërkimit u organizua nga mbikëqyrja detare e krahinës siciliane, e udhëhequr nga Sebastiano Tusa, i cili është edhe drejtori i Departamentit të Burimeve Kulturore dhe Turistike në Universitetin Evropian për Turizëm - EUFT, së bashku me Fondacionin e SHBA-së Aurora Trust të drejtuar nga Ian Koblick dhe Craig Mullen.

lexo me tej...

Nis edicioni i parë i Festivalit “Divani Lunxhiot” në Dhoksat të Lunxhërisë

Tiranë, 23 korrik 2010 NOA / E.Serjani - Grupe dhe artistë popullorë nga gjithë Shqipëria, nga Greqia dhe Kosova po marrin marrë pjesë në edicionin e parë të veprimtarisë kulturore “Divani Lunxhiot” organizuar nga Komuna e Lunxhërisë në rrethin e Gjirokastrës, shoqata kulturore-atdhetare “Lunxhëria” me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe sporteve.

lexo me tej...

Zbulohen dorëshkrime të panjohura më parë të Franc Kafkës

Zbulohen dorëshkrime të panjohura më parë të Franc Kafkës

Zvicër, 21 Korrik 2010 NOA - Një dorëshkrim dhe disa letra të Franz Kafkës dolën në dritë me hapjen e kutive të depozitave të sigurisë në bankat e Zyrihut në Zvicër si dhe në Tel Aviv.

lexo me tej...

“Qiellit i flas”, mbërrin krijimtaria më e mirë e kompozitorit Gazmend Mullahi

“Qiellit i flas”, mbërrin krijimtaria më e mirë e kompozitorit Gazmend Mullahi

Tiranë, 21 Korrik 2010 NOA/ Ermir Nika - Albumi me këngë të zgjedhura nga krijimtaria e kompozitorit të mirënjohur të muzikës së lehtë shqiptare Gazmend Mullahi “Qiellit i flas” ka dalë në treg.

Muzika e lehtë shqiptare nuk mund të duket e plotë pa muzikën e Mullahit dhe anasjelltas, Gazmendi si temperament dhe karakter njerëzor nuk mund të mendohet dot pa muzikën.

lexo me tej...

“Jetë të marra peng”, në Teatrin e Metropolit

Tiranë, 20 Korrik, NOA – “Jetë të marra peng” është romani i ri i shkrimtarit Viktor Canosinaj, një roman kushtuar dashurisë së një burri të krishterë për një grua myslimane në pashallëkun ekzotik të Ali Pashë Tepelenës.  

Alfonso, arkitekti i të gjitha mureve të fortesave të pashallëkut të Janinës dhe Velka, vajza myslimane që jeton brenda katër mureve të shtëpisë së saj pa pasur të drejtën t’i kalojë as edhe për një çast, fati e do të që të dashurohen.

lexo me tej...

Shkëlqim Kokonozi, me 14 portrete, peizazhe dhe kompozime në “Didart”

Shkëlqim Kokonozi, me 14 portrete, peizazhe dhe kompozime në “Didart”

Tiranë, 20 korrik, NOA – Peisazhe, portrete, kompozime...

Me këto tri gjini të pikturës ka vendosur të bëjnë për vete artdashëisit e pikturës në kryeqytet piktori Shkëlqim Kokonozi.

lexo me tej...

Sot në Durrës, koncerti “Natë Europiane”

Sot në Durrës, koncerti “Natë Europiane”

Durrës, 20 Korrik, NOA –  Sot në mbrëmje, në mjediset e hotel “Adriatik” në Durrës, nën kujdesin e veçantë të kryeministrit Berisha dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës në Shqipëri dhe Kosovë organizohet koncerti “Natë Europiane”.

Bëhet me dijeni se ai do të përcjellë një mesazh shumë të rëndësishëm, atë të hapave të Shqipërisë në familjen e madhe europiane.

lexo me tej...

Prizren, mbahet Panairi i Librit gjatë datave 29 korrik-2 gusht

Prizren, mbahet Panairi i Librit gjatë datave 29 korrik-2 gusht

Prizren, 20 Korrik, NOA – Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA) njofton se nga data 29 korrik-2 gusht organizon Panairin e Librit në Prizren.

Ky është edicioni i 2-të i panairit të librit që organizohet ptej këtij organizmi kulturor  dhe synon të kthehet në një eveniment tradicional.

lexo me tej...

Nis në Strugë festivali i këngës popullore shqiptare

Nis në Strugë festivali i këngës popullore shqiptare

Strugë, 17 korrik, NOA - Në Strugë u hap mbrëmë edicioni i 19-të i Festivalit të këngëve dhe valleve popullore “Këngë Jeho”, me pjesëmarrjen e shoqërive dhe ansambleve artistike nga trevat shqiptare.

Dita e parë e festivalit filloi me parakalimin e shoqërive kulturore artistike nëpër sheshin e qytetit.

Gjatë tre mbrëmjeve të festivalit, në skenë do të ngjiten shumë ansamble artistikë nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria si dhe solist të mirënjohur të krijmtarisë popullore mbarëshqiptare.

lexo me tej...

Organizohet “Dita e Modës 2010”

AMC mbështet paraqitjen në një sfilatë të punimeve të studentëve

Tiranë, 16 Korrik 2010 NOA/ Milena Selimi - Departamenti i Tekstilit dhe Modës në Universitetin Politeknik të Tiranës organizoi aktivitetin e përvitshëm “Dita e Modës 2010”.

lexo me tej...
Page 6 nga 78