Agjencia e Lajmeve NOA - Lajmet e fundit minute pas minute, nga Shqiperia, Kosova, Ballkani dhe bota

  • Identifikohu

"I vetëm në shtëpi", hajduti rri 1 javë për qejf në shtëpinë ku shkoi të vidhte

polizia_italiana.jpgUashington, 3 korrik, NOA - "I vetëm në shtëpi" është filmi i njohur me djalin e vogël që i duhet të rrijë me ditë të tëra i vetëm në shtëpi pa familjarët, duke u ndeshur me hajdutët.

Por personazhi ynë në fakt është vetë hajduti, i cili ka ndenjur për qejf një javë brenda shtëpisë ku shkoi të vidhte.

Nga policia amerikane 19-vjeçari Nicholas Truesdell është cilësuar si një grabitës i jashtëzakonshëm, pasi ka hyrë me dhunë në shtëpinë e një familjeje amerikane dhe atje ka qëndruar një javë ditë rresht.

Pasi banorët e shtëpisë ishin me pushime, ai është relaksuar tërësisht duke u shtrirë nëpër krevate, ka parë televizorin dhe ka ngrënë ushqim nga frigoriferi i cili ishte përplot me gjëra për të ngrënë, gjë e cila i është dukur atij një luks i paparë, i cili nuk duhej lënë pa u shijuar.
Bëhet e ditur nga policët se ai në këtë shtëpi kishte hyrë duke thyer dritaren e dhomës së fjetjes, madje thuhet se ai ka luajtur goxha edhe me kompjuter, e madje edhe ka ngarë automjetin e familjes të cilës ia kishte pushtuar shtëpinë.
Gjatë arrestimit të policisë, Truesdell kishte deklaruar se e kishte ndier veten si në shtëpi të tij.

n.e/NOA

 

Komente
Shto komentin tend
+/-
Shkruaj nje koment
Emri:
Email: (jo i detyruar)
 
Titulli:
 
Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh
kevi  - iveten ne shtepi   |03/06/2010 14:08:45
nje djal i zgjuar

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."