Finlandë, 8 shkurt, NOA - Fëmijët e lindur nga
gratë që gjatë shtatzënisë nuk kanë qenë në gjendje t'i rezistojnë tundimit për
të ngrënë ëmbëlsira dhe karamele në sasi të mëdha, mund të paraqesin në shkollë
një koeficient inteligjence nën mesataren. Ky është rezultat i një studimi të kryer nga
Universiteti i Helsinkit e Universiteti i Edinburgu, dhe publikuar në"Amerikan
Journal of Epidemiology", i cili shqyrtoi 321 fëmijë tetëvjeçarë të lindur në Finlandë, ku konsumi i
jamballit, ëmbëlsirave te nënat e tyre ishte e ndryshme.
Kjo tregoi se femrat të cilat gjatë shtatzënisë kanë marrë një sasi të konsiderueshme të glicerinës (një substancë që gjendet tek ëmbëlsirat) kishin më shumë gjasa të lindnin fëmijë me deficite intelektuale.
Studiuesit kanë evidentuar në disa fëmijë edhe parregullsi të tilla si ulja e përqendrimit, vëmendjes.
Përgjegjësia është e gjitha e kësaj substance, pikërisht glicerinës, e cila vepron në placentë modifikuar atë në mënyrë që hormonet e stresit të nënës mund të kalojnë dhe te fëmija duke ndikuar negativisht në zhvillimin e tij.
Konsumi i tepruar i jamballit, mund të rrisë
edhe rrezikun e lindjes para kohe.
Ndaj që fëmija të marrë të gjitha burimet intelektuale duhet të flijoni disa
karamele.
a.k/NOA
| Komente |
|

