Agjencia e Lajmeve NOA - Lajmet e fundit minute pas minute, nga Shqiperia, Kosova, Ballkani dhe bota

  • Identifikohu

Jepte raporte me para', ndiqet infermieri

mjeku.jpgElbasan, 8 shkurt, NOA - U premtonte raport mjekësor, kundrejt një sasie parash personave të cilët aplikonin për të përfituar kemp, por është zbuluar nga forcat e policisë dhe tashmë ndaj tij është ekzekutuar masa e "arrestit në shtëpi".

Fjala është për një infermier nga qyteti i Elbasanit, me emrin Kujtim Qamili, i cili u zbulua në sajë të aksionit policor të koduar "Raporti i fundit".

Bëhet me dijeni se ai mbante detyrën e infermierit në poliklinikën e Specialiteteve në Elbasan, ku konkretisht merrej me mbledhjen e dokumentacioneve për komisionet e kempit.

Ndaj tij, është marrë masa e sigurimit "Arrest në shtëpi" për veprën penale të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Në lidhje me këtë vepër penale, po punohet për sqarimin e dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje si dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë së personave të tjerë të implikuar në këtë çështje.

n.e/NOA

Komente
Shto komentin tend
+/-
Shkruaj nje koment
Emri:
Email: (jo i detyruar)
 
Titulli:
 
Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."