
Tiranë, 27 nëntor, NOA - Besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Kurban Bajramit dhe në Tiranë ata janë duke kryer ritin e faljes para xhamisë kryesore të qytetit, atë të Et'hem Beut.
Ndërkaq, edhe në xhaminë e Prishtinës, besimtarët myslimanë falën këtë mëngjes Namazin e Kurban Bajramit.
Muftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në mesazhin e tij ka thënë se kjo ditë përforcon ndjenjën e humanitetit, të solidaritetit dhe të bamirësisë.








