
Tiranë, 22 gusht, NOA – Zëdhënësja e Qeverisë, Majlinda Bregu përshëndeti sot në emër të qeverisë shqiptare studimin e bërë nga prestigjiozja Newsweek, mbi 100 vendet më të mira në botë për të jetuar, studim në të cilin Shqipëria klasifikohet e 57-ta, ndër 100 vendet e përzgjedhura si më të mirat për të jetuar.
Sipas zonjës Bregu, “Newsweek” e cilëson Shqipërinë si një ndër kampionët e botës, për cilësinë e të jetuarit, duke e vendosur atë krahas vendeve të zhvilluara të botës”.










