Agjencia e Lajmeve NOA - Lajmet e fundit minute pas minute, nga Shqiperia, Kosova, Ballkani dhe bota

  • Identifikohu

SOCIALE

Bashkia e Tiranës: Të hënën nis zbatimi i “parkimit me pagesë” në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Bashkia e Tiranës: Të hënën nis zbatimi i “parkimit me pagesë” në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Tiranë, 13 gusht, NOA - Pak ditë para fillimit të vënies në zbatim të projektit pilot, për administrimin e ri të sistemit të parkimit me pagesë, Bashkia e Tiranës ka vazhduar sensibilizimin dhe informimin e qytetarëve, lidhur me detajet e këtij projekti të rëndësishëm, i cili synon të lehtësojë gjithashtu situatën e trafikut në kryeqytet.   
Drejtori i Transportit dhe Lëvizshmërisë në Bashkinë e Tiranës, Enton Punavija e bëri këtë ndërgjegjësim të opinionit publik, në një prej zonave pilot, siç është bulevardi "Dëshmorët e Kombit", mu përballë Hotel Dajtit, ku do të nisë zbatimi i këtij projekti.

Duke folur për rëndësinë e këtij projekti pilot të Bashkisë së Tiranës, Punavija tha se “jemi këtu për të risensibilizuar opinionin publik, se duke filluar nga dita e hënë, pra pas datës 15, do të fillojë aplikimi i sistemit të ri të parkimit publik me pagesë, një sistem i ri administrimi, të cilin ne e kemi lançuar edhe dy javë më parë, dhe që konsiston në ndarjen e shitjes së biletës nga kontrolli i parkimit me pagesë”.

lexo me tej...
 

Studimi: Papunësia e të rinjve në botë, ka arritur nivele rekord

Bruksel, 13 Gusht, DW – Një studim i ri ka nxjerrë rezultatin se papunësia e të rinjve në botë ka arritur nivel rekord, veçanërisht në vendet e zhvilluara dhe në Evropën Lindore. 81 milionë të rinj nga 15 deri 24-vjeçarë kanë qenë pa punë në fund të 2009.

Organizata ndërkombëtare e punës, ILO, thotë se tregu u punës për të rinjtë ka qenë i favorshëm deri në vitin 2007.

lexo me tej...

Përfituan pension me dokumenta false për vjetërsinë në punë, ndiqen 4 persona

Përfituan pension me dokumenta false për vjetërsinë në punë, ndiqen 4 persona

Korçë, 12 Gusht, NOA – Paraqitën një dokument të falsifikuar që ka të bëjë me vjetërsinë, me qëllim përfitimin e një pensioni nga shteti, por janë zbuluar dhe aktualisht po ndiqen nga forcat e policisë.

Bëhet fjalë për katër persona nga rrethet e Korçës, Ersekës dhe Pogradcit, që siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA, ndaj tyre ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”, parashikuar  nga  neni 186 i Kodit Penal.

lexo me tej...

Punimet në rrjet, Tirana mbetet 2 ditë pa ujë

Punimet në rrjet, Tirana mbetet 2 ditë pa ujë

Tiranë, 11 Gusht, NOA – Punimet që po kryen Operatori i Shpërndarjes së energjisë në linjat e transmetimit Kinostudio-Lanabregas-Qafmollë, do të shkaktojë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për dy ditë më radhë në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Bëhet fjalë kryesisht për ato që furnizohen me ujë nga burimet e Selitës dhe Shën-Mërisë, si Qyteti Studenti, Tirana e re, Qendra e Tiranës duke shkuar deri në Kombinat, që të gjitha të ndara nga ato që furnizohen në fakt me ujësjellësin e Bovillës.

lexo me tej...

Protesta bllokon rrugën Vlorë-Sarandë

Protesta bllokon rrugën Vlorë-Sarandë

Vlorë, 10 Gusht, NOA – Në pikun e sezonit të verës, kur aksi Vlorë-Sarandë kthehet në një nga më të frekuentuarit për pushuesit e rivierës shqiptare, një protestë e ka bërë tërësisht të pakalueshëm atë në orët e paradites së sotme.

Bëhet fjalë për një protestë të organizuar nga banorët e fshatit të Dukatit, të cilët kanë dalë në shesh për të kërkuar të drejtën e pronës, që sipas tyre, ende nuk u është plotësuar duke ua lënë tërësisht të pazgjidhur.

lexo me tej...

Metalurgët e Elbasanit, pritet të hyjnë sot në grevë urie

Metalurgët e Elbasanit, pritet të hyjnë sot në grevë urie

Elbasan, 9 Gusht, NOA – Pasi kanë mëse një javë në një grevë të përgjithshme, punonjësit e Metalurgjikut në Elbasan, kanë paralajmëruar ditën e sotme se do të futen në grevë urie nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Madje kanë caktuar edhe një afat konkret kohor, siç është ora 12.00, për të iniciuar grevën e urisë që sipas tyre, do të ndërmerret nëse drejtuesit e kompanisë “Kurum”, nuk ndërmarrin hapa konkretë për plotësimin e kërkesave të tyre.

lexo me tej...

Universitetet italiane, nesër fituesit e parë për degët pa konkurs

Universitetet italiane, nesër fituesit e parë për degët pa konkurs

Tiranë, 9 Gusht, NOA – Ditën e nesërme, pritet që nga Ambasada Italiane të shpallen  fituesit e universiteteve italiane, për ato degë të cilat nuk kanë nevojë për konkurs.

Kjo daton sipas listës së datave të publikuara nga ky institucion për pranimet në të gjitha universitetet italiane, për ku janë interesuar studentët shqiptarë.

lexo me tej...

Asfaltohen 22 km të superstradës Sarandë – Konispol

Asfaltohen 22 km të superstradës Sarandë – Konispol

Sarandë, 8 gusht, NOA – Kanë përfunduar punimet në 22 kilometra të superstradës Sarandë – Konispol. Sot ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka inspektuar punimet për realizimin e kësaj vepre që do të rrisë ndjeshëm cilësinë e qarkullimit në këtë zonë.

Superstrada Sarandë- Konispol përbëhet nga dy seksione, Qafë Botë-Krane dhe Krane – Sarandë.Aktualisht  përqendrimi më i madh i punimeve  është  te dy urat, ajo e Kanes dhe  e kryqëzimit të Delvinës, deklaron Ministria e Transporteve.

lexo me tej...

Ambasada Amerikane, nderim 2 punonjësve të vrarë në 1947-ën

Ambasada Amerikane, nderim 2 punonjësve të vrarë në 1947-ën

Tiranë, 7 gusht, NOA – Ambasada Amerikane në Shqipëri, ka zhvilluar sot një ceremoni të posaçme për nderimin e dy punonjësve të saj, të vrarë në 1947-ën nga ish-regjimi komunist.

Kështu, për nder të Loni Adamit dhe Kol Kuqalit është ngritur edhe një memorial.

lexo me tej...

Berisha: Shqipërinë do ta vizitojnë jo më pak se 7 milion turistë në vitet që vijnë

Berisha: Shqipërinë do ta vizitojnë jo më pak se 7 milion turistë në vitet që vijnë

Pilur, 6 Gusht, NOA – Me infrastrukturën që ndërtojmë, në qoftë se në 5 vite arritëm në 3 milion turistë, në vitet që vijnë, Shqipërinë do ta vizitojnë jo më pak se 7 milion turistë nga mbarë bota.

Me këto fjalë iu është drejtuar banorëve të Pilurit kryeministri Berisha, gjatë një ceremonie mbi përfundimin e lotit të parë prej 4 km të rrugës që lidh fshatin Pilur me bregdetin, sipas të cilit,  në këto 5 vite, vetëm në territorin e bashkisë së Himarës janë investuar 5 miliard lekë, janë ndërtuar 40 kilometra rrugë të fshatrave dhe 22 kilometra në rrugën Palasë-Borsh.

lexo me tej...

Uji i pijshëm në Vlorë, AKU pezullon aktivitetin e subjekteve “Llogara” dhe “Pango”

Uji i pijshëm në Vlorë, AKU pezullon aktivitetin e subjekteve “Llogara” dhe “Pango”

Vlorë, 6 gusht, NOA – Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka pezulluar sot aktivitetin e dy subjekteve të prodhimit, ambalazhimit dhe tregtimit të ujit të pijshëm në qarkun e Vlorës.

Gjatë kontrolleve që iu bë subjekteve “Llogara”, dhe “Pango” u gjetën mangësi në dokumentacionin teknik si dhe defekte të tjera në kushtet tekniko teknologjike.

lexo me tej...
Page 7 nga 178