Agjencia e Lajmeve NOA - Lajmet e fundit minute pas minute, nga Shqiperia, Kosova, Ballkani dhe bota

  • Identifikohu

Qeni ha vëthët e princit Williams

E-mail Print PDF

princewilliam.jpgLondër, 8 mars, NOA - Nëse princi Uilliams i Anglisë do të vendosë të martohet me Kate Middleton, duhet që më parë të fsheh në një vend të sigurt të gjitha bizhuteritë e familjes. Sipas medias angleze, qeni i të dashurës së tij, ka shkatërruar vathët që princi i dhuroi asaj për 28 vjetorin.

Mediat japin dhe detaje se qeni ka ruajtur derisa Kate i ka hequr vathët dhe i ka vendosur në komodinë.

Një mike e saj ka treguar se kur Middleton zbuloj se qeni kish "ngrënë" vathët kaloi në panik.

"Isha në tokë, pashë poshtë shtratit, kërkova në gjithë shtëpinë, por nuk i gjeta. Kur u ktheva në komodinë pashë se ajo kishte lëvizur dhe mbi të kish një krem të shtypur dhe me shenjat e dhëmbëve të qenit", i ka thënë Middleton mikes së saj.

Vathët që ishin prej materiali mjaft të çmuar dhe shumë antik për fat të keq nuk mund të rregulloheshin më.

m.xh/NOA

Komente
Shto komentin tend
+/-
Shkruaj nje koment
Emri:
Email: (jo i detyruar)
 
Titulli:
 
Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh

3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."