Transmetuar më 20-06-2014, 11:21

I bukur, tërheqës, me buzë të trasha dhe me sy të kaltër. Policia amerikane në Stockton, të Californisë në SHBA, ka vënë në pranga atë që është cilësuar si hajduti më i bukur i të gjitha kohërave.

Fotografia e tij dhe të ndaluarve të tjerë në kuadër të një operacioni për arrestimin e një grupi hajdutësh u publikuan në profilin e policisë në Facebook duke marrë mijëra pëlqime, “Like”, ndërsa të ndaluarit u cilësuan si banda e të bukurve.

Fituesi i tyre quhet Jeremy Meeks dhe është 30 vjeç, i cili brenda tre ditëve ka arritur të marrë 38 mijë pëlqime.

Në vendin e dytë u rendit Terry Baileyv me 91 pëlqime dhe në vendin e tretë Juzri Coleman me 61 pëlqime./a.y/noa.al/