Transmetuar më 25-07-2015, 19:30
Publicitet

Shqipëria në një grup “ferri” për Botërorin e Rusi 2018. Kombëtarja kuqezi do të ndeshet me Italinë, Spanjën. Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshtejnin.

Ky ishte verdikti i goglave në Shën Petërburg, ku kuqezinjtë peshkojnë një grup të ashpër, me dy përballje të mëdha dhe një derbi ballkanas.

Për herë të parë do të përballemi me Italinë, në një ndeshje eliminatore pas sfidës që luajtëm në nëntorin e kaluar në Gjenovë.

Një ëndërr e bëre realitet deri diku për shqiptarët që gjithmonë kishin ëndërruar një përballe zyrtare me fqinjët dhe që mund të jetë gjithashtu dhe një sfidë e veçantë për De Biasin, nëse do të rinovojë vitin e ardhshëm.

Por përveç të kaltërve, Shqipëria do të ndeshet dhe me Spanjën, me të cilën ka qenë e shortuar dhe për Europianin e vitit 1992.

Dy përballje të mëdha për Shqipërinë, që do të ketë mundësinë të sfidojë katër herë kampionët e Botës por dhe përfaqësuesen e tiki-takas.

Ndërkohë që propozohet dhe një derbi ballkanas me Maqedoninë, që ka një popullsi të madhe shqiptare dhe ku luajnë gjithashtu dhe disa futbollistë me origjinë shqiptare në këtë kombëtare, ndërkohë që një shqiptar i Maqedonisë si Aliji është pjesë e kuqezinjve. Gjithashtu e ashpër pritet dhe ndeshja me Izraelin, një kombëtare që ka ardhur në rritje këto vitet e fundit, ndërsa me Lihtenshtein do të jetë përballja e parë në një kompeticion zyrtar për kuqezinjtë.

Një kombëtare që është përmirësuar ndjeshëm edicionet e fundit ajo e Lihtenshtein, teksa ka bërë dhe paraqitje dinjitoze me emra të mëdhenj të futbollit botëror dhe europian.

Eliminatoret e Kupës së Botës 2018, ja ekipet që do ndeshet Shqipëria. Dhe të gjitha grupet

Shqipëria do të luajë kundër Izraelit, Maqedonisë, Lihtenshtejnit, Bosnjë Hercegovinës, Italisë dhe Spanjës.

Kjo u caktua në shortin që u hodh për eliminatoret e Kampionatit Botëror i cili do të zhvillohet në Rusi në vitin 2018.

Nëntë ekipe kombëtare do të kualifikohen direkt si kryesuese të grupeve, 4 nga play-off dhe Rusia si mikpritëse, që do të thotë se nga Evropa do të jenë 14 kombëtare në Kupën e Botës.

Ndërkohë, ndarja në grupet e tjera ka qenë kjo:

Grupi A: Holandë, Francë, Suedi, Bullgari, Bjellorusi, Luksemburg

Grupi B: Portugali, Zvicër, Hungari, Ishujt Faroe, Letoni, Andorra

Grupi C: Gjermani, Republika Çeke, Irlandë e Veriut, Norvegji, Azerbajxhan, San Marino

Grupi D: Uells, Austri, Serbi, Republika e Irlandës, Moldavi, Gjeorgji

Grupi E: Rumani, Danimarkë, Poloni, Mali i Zi, Armeni, Kazakistan

Grupi F: Angli, Sllovaki, Skoci, Maltë, Lituani, Slloveni

Grupi H: Belgjikë, Bosnje-Hercegovinë, Greqi, Estoni, Qipro

Grupi I : Kroaci, Islandë, Ukrainë, Turqi, Finlandë

Loading...