Transmetuar më 07-03-2016, 03:35

Reshjet e shiut gjatë natës ua vështirësuan pritjen e gjatë refugjatëve të bllokuar në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Uji vërshoi natën edhe brenda çadrave ndërsa njerëzit ndezën zjarre në mëngjes për t’u tharë.

Në kampin e improvizuar me çadra popullsia sa vjen e shtohet.

Sipas vetë refugjatëve, tashme aty janë bërë 12 mijë njerëz që presin.

Autoritetet maqedonase lëshuan vetëm 316 leje kalimi në 24 orët e fundit, ku 200 prej të cilave ishin për siriane dhe pjesa tjetër për Irakiane.

Asnjë afgan apo emigrant tjetër nuk u lejua të kalonte.

Zyrtarët grekë lajmëruan se në gjithë vendin ndodhen aktualisht 32 mijë refugjatë dhe emigrante, nga të cilët mbi 6 mijë në ishuj, 12 mijë në Idomeni në kufi dhe pjesa tjetër të shpërndarë nëpër qendra pritjeje.