Transmetuar më 12-03-2016, 08:18

Romë, 12 mars 2016, NOA.al – Dy shqiptarë dhe një tunizian janë arrestuar në Itali si pjesë e një operacioni antiterrorizëm. Sipas mediave italiane, operacioni u zhvillua në Romë dhe dy shqiptarët e arrestuar janë nga Maqedonia.

Ata janë Vullnet Maqellara 41 vjeç dhe Abdulla Kurtishi 26 vjeç. Bashkë me ta, është arrestuar edhe një tunizian, Firas Barhoumi 29 vjeç.

Tre të arrestuarit planifikonin që të luftonin për të ashtuquajturin Shteti Islamik. Sipas informacioneve nga mediat italiane, tuniziani besohet se ka luftuar më parë në Irak.

Hetimet e policisë italiane kanë nisur nëntorin e vitit të kaluar dhe të arrestuarve ju gjetën disa letra të shkruara me dorë në gjuhën arabe dhe materiale të tjera./noa.al/