Transmetuar më 07-04-2016, 14:10

Pas publikimit të mesazheve erotike të pretenduara me deputeten shqiptare Ermira Mehmeti dhe zv/kryeministrit të BDI-së në Maqedoni, kanë dalë të tjera mesazhe që kanë përfshirë edhe Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas medieve maqedonase, një deputet i rëndësishëm i mazhorancës është bërë pjesë e skandalit seksual me një kolege shqiptare në Maqedoni.

Sipas tyre, ai mësohet t’i ketë thënë me telefon deputetes shqiptare të Maqedonisë “pjeshkë”, shkruan 27.al.

“Ku je moj pjeshka e Shqipërisë etnike. Do të laj me pesë shishe shampanjë”. Mediat në Maqedoni kanë shkruar se deputeti i mazhorancës i ka dhuruar deputetes shqiptare në Maqedoni një banesë në rivierën e Jugut, por nuk publikohen emra. Ermira Mehmeti: Përgjimi seksual montazh, më kanë shantazhuar