Transmetuar më 26-04-2016, 19:25

Autostrada që lidh Tetovën me Shkupin paraqet rrezikshmëri të vazhdueshme për shkak se lëvizja e mjeteve shoqërohet edhe me kalim të shpeshtë të qenve.

Pamjet që shikoni më poshtë, të filmuara nga tv Koha në Maqedoni, tregojnë momentet kur një motoçiklist ka goditur një qen dhe më pas një  makinë Opel Astra ka goditur një qen tjetër.

Siç duket edhe në video përplasja është shumë e fortë. Qeni i përplasur nga motori nuk ka mundur të ngrihet më, ndërsa tjetri edhe pse i dëmtuar është larguar nga rruga.

Video më poshtë paraqet skena sensitive sidomos për ata që janë të pasionuar pas kafshëve shtëpiake. /a.b/noa.al/