Transmetuar më 02-07-2016, 11:42

Maqedoni, 2 korrik 2016, NOA.al – Ky është Almir Aliu, 4-vjeçari i cili u shtyp me makinë nga një maqedonas në Kumanovë pas një zënke që pati ky i fundit me familjen e vogëlushit të ndjerë.

Mediat e Kosovës raportojnë se sherri ka degjeneruar pas një zënke për arsye banale, respektivisht për shkak të radhës së pritjes përpara Shtëpisë së Shëndetit, Kumanovë.

Në këtë zënkë është përfshirë i dyshuari Iliç dhe 3 persona të tjerë shqiptarë, të cilët sipas versionit zyrtar të policisë, kanë përdorur edhe dhunë ndaj Iliçit, transmeton ‘Shenja’.

Pasi i ka ikur sulmit, Iliç me veturën e tij të tipit “Mercedes” ka tentuar të shtypë viktimën Sedat Aliu, bashkëshorten e tij dhe fëmijën 4 vjeçar. Të tre kanë përfunduar të lënduar, ndërsa më rëndë fëmija i tyre.

Pasditen e djeshme, Almiri 4 vjeç nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në Klinikën e Shkupit. Pas rastit, gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim maqedonasit të tërbuar, ndërsa kryeshefi i policisë së Kumanovës dhe deputeti i BDI-së nga kjo zonë, Rexhail Ismaili bën thirrje për qetësi dhe t’i lihet ligjit dhe organeve të rendit të merren me rastin.

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë