Transmetuar më 19-07-2016, 20:40

Në një shkrim që noa.al publikoi para pak ditësh dhe që e rigjeni këtu, një ndër porositë kryesore ishte që të bëni kujdes kur hidhni foto pushimesh në Facebook dhe të siguroheni që banesa ka njerëz të tjerë sepse mund të plaçkiteni.

Kjo ka ndodhur për fat të keq te një familje shqiptare në Shkup.

Policia lokale tha sot se kjo familje u plaçkit në mes të qytetit nga persona ende të paidentifikuar.

Vjedhja është kryer pak orë pasi në rrjetin social Facebook, një prej familjarëve nxori foto ku tregonte harenë mes pushimesh.

Policia thotë se piratët e rrjeteve sociale që kanë sofistikuar deri në këtë masë planet e tyre hajdute, kanë pikasur fotot dhe janë sulur te banesa duke arritur të vjedhin atje sende me vlerë.

"Apel për qytetarët të mos publikohet në rrjetet sociale mungesa në shtëpi", tha Katerina Stojkova, inspektore nga sektori i parandalimit të krimit në Policinë e Shkupit.

Vitin e kaluar gjatë verës në Shkup janë regjistruar 323 vjedhje nëpër shtëpi. Shumica e tyre kanë ndodhur në korrik-gusht. Nga policia thonë se përqindje më të ulët të vjedhjeve ka në ato shtëpi të pronarëve të cilët kanë qen.

Kjo është urgjente, 5 gjëra që duhet t’i fshini nga Facebook-u juaj