Transmetuar më 07-09-2016, 09:34

Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Maqedoni, ku një avion privat u rrëzua në afërsi të Shkupit pasditen e djeshme.

Në drejtimin e avionit ndodhej piloti italian, Francesco Montagnieri dhe tre pasagjerë të tjerë gjithashtu italianë, Dario Bastasin, Luka Dalle Mile dhe një vajzë me emrin Ilaria berti.

Ndërkohë mes viktimave është edhe një shqiptar nga Maliseva e Kosovës, Visar Begaj, i cili njihet si biznesmen.

Mësohet se qëllimi i udhëtimit, ka qenë iniciativa e investitorit kosovar dhe miqve të tij, të cilët donin të hapnin Qendrën Aeronautike të Kosovës, një investim i madh në komunën e Istogut. Fillimisht u fol edhe për vdekjen e vëllait të Begaj, Fazli Begaj, por fatmriësisht ai është shëndosh e mirë. Viktima e gjashtë u konfirmua italiani Angelo Callegari.

Avioni ishte destinuar të ndalonte në Shkup për të bërë një kontroll teknik, por është rrëzuar pa mundur të ulet./a.y/noa.al

Rrëzimi i avionit në Maqedoni. 2 kosovarët janë vëllezër, donin të investonin në Istog

Rrëzimi i avionit në Maqedoni, humbin jetën 2 kosovarë dhe 4 italianë |FOTO