Transmetuar më 05-11-2016, 17:55

Kia Motors ka prezantuar modelin e saj më ekstrem deri më tani, i cili është dizajnuar të lëvizë në çdo sipërfaqe përmes shinave trekëndësh.

Mjeti është e projektuar me një hapësirë në çati për t’i vendosur pajisjet dimërore dhe me dyer që ua mundësojnë skiatorëve të dalin dhe të hyjnë lehtë në kabinën e veturës.

Ky mjet kombinon mundësitë për të gjitha terrenet, duke u ngjitur edhe në majat më të rrezikshme gjatë motit më të vështirë.