Transmetuar më 06-11-2016, 19:24
Marka prestigjioze e automjeteve, Audi, për panairin këtij viti në Los Angelos ka paralajmëruar premierën e serisë së veçantë të modelit të saj sportiv R8 V10 Plus, i cili ndër të tjera vjen me dritat e përparme me lazër.

Emri i kësaj serie të veçantë është Audi R8 V10 Plus Exclusive Edition dhe do të jetë e kufizuar në vetëm 25 njësi, me çmim prej rreth 230 mijë dollarë.

R8 standard vjen me ngjyrë gri Quantum, set të gomave “Y Design”.

Më poshtë keni fotot e super-automjetit: