Transmetuar më 15-11-2016, 19:52
Marka britanike e njohur e automjeteve “Jaguar”, ka surprizuar duke publikuar vetëm një ditë para hapjes së “Los Angeles Auto Show”, lajmin për të debutuar në sektorin e veturave elektrike, suv-in “i-Pace”.

Ndonëse versioni përfundimtar do të dalë në shitje në vitin 2018, ky model kompakt do të jetë një prej konkurentëve më të fortë ndaj “Tesla Model X” duke shtuar një kabinë me më shumë hapësirë dhe karakteristika elektrike shumë konkurente.

Me bateri prej 90 kWh, Jaguar ka një dizajn shumë tërheqës, sipas “New European Driving Cycle” (NEDC).

Vetë “Jaguar”-i deklaron se kjo veturë mund të karikohet deri në 80 për qind për vetëm 90 minuta dhe për dy orë arrin 100 për qind.