Transmetuar më 24-11-2016, 01:02

Përbërësit:

Patate të mëdha

Brokoli

Proshutë

Djathë mocarelë

Vaj ulliri

Gjalpë

Kripë

Piper

Rozmarinë

Përgatitja:

Ziejmë patatet përgjysmë pra të mos zbuten plotësisht.

I pastrojmë lëkurën dhe i presim në feta me trashësi 1cm.

Ziejmë brokolin dhe e presim në copa të vogla.

Fetat e patateve i kalojmë në një tigan me pak gjalpë dhe rozmarinë për t’i pjekur nga të dyja anët deri sa të marrin ngjyrë të artë.

Në një tavë, vendosim një shtresë patate, një me brokolit e copëtuara të cilave u kemi rregulluar shijen me vaj, kripë e piper dhe një fetë proshutë.

Vendosim shtresën tjetër të patates dhe sipër saj, djathin mocarela.

E kalojmë në furrën e parangrohur për disa minuta deri sa djathi të shkrijë.