Transmetuar më 24-11-2016, 01:20
Përbërësit:
Patate 1 kg
Tre vezë
Mocarela
Proshutë 100 gramë
Vaj ulliri
Kripë
Piper
Përgatitja:
Zieni së pari patatet deri sa të zbuten mjaftueshëm që të shtypen me pirun.
Patateve të shtypura, shtojuni kripë piper vaj ulliri e nëse doni edhe pak hudhër.
Shtoni proshutën e prerë në kubikë, mocarelën dhe vezët.
Përzieni mirë dhe vërini në një tavë të piqen në 180 gradë për 25-30 minuta.