Transmetuar më 25-11-2016, 01:48

Përbërësit:

2 qepë mesatare

6 kunguj të vegjël

1 thelp urdhër & vaj ulliri

100 gr Proshutë (Pule, Pizza ose Cotto)

50 gr djath grana

1 vezë

arrë moskate

peksimadhe e thërmuar imët

gjalp

kripë & piper i zi

Përgatitja:

Jepuni një valë perimeve dhe lërini të vaken.

Priteni qepën në mes horizontalisht, hiqni mënjanë shtresat e brendshme dhe formoni me të që mbetet një lloj “tasi”.

Do të përdorni shtresën më të madhe si “tas” e po të dalin të shpuara do t’i “arnoni” me shtesat më të vogla.

Pritini kungujt në mes për së gjati, hiqni me kujdes tulin me lugë dhe hidhini në një tigan të vogël së bashku me pjesët e qepëve që nuk i përdorët.

Përziejini në zjarr të fortë me një thelp hudhër të shtypur, pak vaj e kripë.

Grini tulin e kungullit të kavërdisur së bashku me Proshutën (Pule, Pizza ose Cotto) dhe djathin grana, pastaj i shtoni mbushjes vezën dhe arrën moskate.

Mbushni me të perimet (qepët si tasa dhe kungujt), të cilat i keni vendosur në një tavë të mbushur.

Vëreni në furrë me 1800C për gati 30 minuta.

Servirini perimet e mbushura të vakëta ose të ftohta.