Transmetuar më 25-11-2016, 01:55

Përbërësit:

320 g tortelini

500 g proshutë

120 g pana (krem qumështi)

100 ml verë e bardhë

Kripë

piper

Përgatitja:

Fillimisht zieni tortelinit.

Proshutën e prerë në kubikë përziejeni në një tigan me pak gjalpë me 100 ml verë të bardhë në flakë të ulët.

Shtoni në tigan panën dhe e holloni me pak qumësht.

Hidhni kripë dhe piper sa nevojitet. Hidhni tortelinin e zier dhe e lini bashkë për 2-3 minuta në flakë të lartë.

Sipas dëshirës mund të hidhni pak djathë të grirë imët.

Shërbejini të ngrohta.

Salca e bardhë nuk duhet të jetë shumë e mpiksur, as shume e hollë por normale.