Transmetuar më 25-11-2016, 01:59

Përbërësit:

1 panine

4 lugë çaji mustard

4 lugë çaji uthull balsamik

40 gr mozzarella

6 gjethe borzilok

225 gr Proshutë(Pule, Pizza ose Cotto)

2 speca të prera në feta

1 domate e madhe e prerë në feta të vogla.

Përgatitja:

Lyeni fetën e poshtme të bukës me mustardë dhe fetën e sipërme me uthullën balsamike.

Në fetën e poshtme shtoni mozzarellën, proshutën (Pule, Pizza ose Cotto), borzilokun, specat dhe domatet.

Vendosni fetën e sipërme të bukës dhe thekeni sandwich-in për disa minuta.

Ndajeni në 6 pjesë dhe mund ta shijoni.