Transmetuar më 25-11-2016, 03:04

Përbërësit:

– 100 gr Sakson, i prerë në kuba • 1 filxhan pana • 250 gr makarona tuba • 2 filxhanë djath i butë i prerë • 300 gr gjethe spinaqi të prera në copa të mëdha

Përgatitja:

Gatuani makaronat sipas kohës së udhëzuar dhe lërini mënjanë.

Në një tenxhere të thellë hidhni panën dhe lërini për pak kohë në zjarr duke e përzier dale-ngadalë.

Shtoni saksonin, djathin dhe spinaqin.

Shtoni makaronat, përziejini lehtë derisa përbërësit të lidhen mirë.

Hidheni përgatitjen në një tavë të thellë, dhe piqeni në 200 g C për 20 minuta.

Më pas, mbulojeni me letër alumini dhe piqeni për 10 minuta.

Shërbejini të ngrohta.