Transmetuar më 04-12-2016, 19:41

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” që vjen çdo të diel në ekranin e Televizionit Klan moderuar nga Ardit Gjebrea, Sara një vajzë e re ka thërritur gjyshen e saj Lirien për t’i dhënë një mesazh. Duket se arsyeja kryesore është përplasja e brezave në mendimet që kanë.

“Në vitin 2001 mua më ndodhi diçka e dhimshme kur unë isha vetëm 15 muajshe. Në atë vit mua më vdiq babi, duke lënë pas mua, mamin dhe motrën. Babi u aksidentua, ka qenë polic. Ishin vetëm njerëzit e mamait ato që na përkrahën në momentet më të vështira.

Sa vjeçe ishte mami në kohën kur u aksidentua babi?

Mami ishte vetëm 23 vjeçe. Dhe më pas njerëzit e babit e larguan nga shtëpia pasi menduan se ajo do të martohej. Ajo edhe sot e kësaj dite është me rroba të zeza.

Po gjyshja çfarë ka bërë për ju?

Gjyshja na ka qëndruar pranë në momentet më të vështira, na jepte këshilla pasi ne kemi qenë në një moshë të vogël. Na çonte në shkollë dhe biles shoqet më thonin që pse nuk të sjell babi ty në shkollë, por gjyshja. Unë ulja kokën dhe qaja. Mami më kishte thënë që babi jeton në qiell dhe vazhdimisht shikoja në qiell dhe thoja pse nuk po e shikoj babin.

Gjyshja të kishte pikë të dobët?

Po shumë edhe mua edhe motrën.

Çfarë bën gjyshja për ty?

Çdo gjë. Për çdo të mirë, për çdo të keqe e kam pranë.

Ti shkon mirë me gjyshen?

Po shumë mirë.

Keni ndonjëherë kontadikta se mbesat me gjyshet…?

Po është pak fanatike gjyshja. Kur shkojmë në dasëm ajo më thotë kur futesh në valle mos të kapesh me djem. Edhe nëse sheh diçka të tillë vjen e më heq nga vallja.

Ti çfarë do të bëhesh kur të rritesh?

Do të bëhem si babi im police.

Po kjo është ëndrra jote?

Po, po. Ëndrra ime, por edhe e gjyshes. Më thotë që t’i ngjaj babait të bëhem police.

Por ti ke dëshirë edhe të këndosh, të kërcesh?

Po, por gjyshes nuk i pëlqen fare.”

 Në fakt pikërisht këtë gjë që gjyshja nuk pëlqen do të shohë nga mbesa e saj. Porduksioni sëbashku me Sarën do të provokojnë gjyshe Lirien.

Nëna Liria e pranoi mesazhin e Arditit, për të qenë e pranishme në studion “E Diela Shqiptare”. Për të ishte hera e parë që del në ekran dhe sigurisht që kishte edhe një mesazh për vetë Arditin;

“Kam shumë respekt për ty, lum ajo nënë që të ka rritur, lum ajo nuse që të ka dhe lum ato fëmijë që të kanë baba.”

Kush mendon se mund të jetë nga ana tjetër?

Ku e di unë e shkreta, unë kam shumë nipër e mbesa. Unë nuk marr vesh as nga mesazhet.

Ti nuk ke bërë ndonjëherë nga këto mesazhet?

Jo jo skam bërë ndonjëherë.

Po mesazhe të kanë bërë?

Jo, jo veç ky mesazh që ka ardhur.

Si e ka emrin bashkëshorti yt?

Veri.

Si ta ka bërë mesazhin Veriu?

S’më ka bërë asnjë mesazh.

Si ke kaluar me Veriun gjatë këtyre viteve?

Shumë mirë kam kaluar, por edhe kemi vuajtur se kemi rritur një tufë fëmijë se ashtu ishte edhe sistemi.

Gjyshe Lirie më kanë thënë që të pëlqen të shkosh në disko natën?

Uh…jo.”

Si një formë për të ngacmuar gjyshe Lirien, Arditi i bën disa pyetje provokuese pasi ajo e shfaq hapur ndrojtjen që ka. Më pas Ardit Gjebrea e fton për të kërcyer, por ajo e refuzoi ftesën e tij.

“Je femra e parë në jetë që më ke refuzuar për të kërcyer.”

Më pas ajo sheh që këtë mesazh ia ka bërë mbesa e saj Sara.

Zemra ime prandaj i ka bërë mesazh nënës se e ka rritur.

Nëna unë të dua shumë, ti e di këtë prandaj të kam sjellë edhe sot këtu. Nëna unë dua të të falenderoj që më kë qëndruar pranë në momentet më të vështira, më ke falur dashuri, përkrahje, gëzime.”

Më pas Ardit Gjebrea i tregon Liries se Sara ka thënë fjalët më të mira për të, por ajo ka edhe disa ëndrra që “E Diela Shqiptare” i bën gjithmonë realitet. Ajo nuk do ti besojë syve se çfarë do të shikojë më pas.

“Eh nuk jemi mësuar kështu, jemi të turpshëm.

A do të më ftosh ndonjë ditë për drekë?

Për Zotin po ore…”

Fanatizmi dhe ndrojtja e saj është e dukshme, saqë Ardit Gjebrea e provokon duke i kërkuar ndidmë sesi ta bindë vajzën e vet që të mos bëhet artiste, pasi nuk i pëlqen të kërcejë me djem. Në fakt të njejtin problem ka edhe Liria duke i thënë, që kur Sara shkon në dasëm kërcen vetëm me kushërinjtë.

Por skemi çfarë ti bëjmë sepse do të ecim edhe pak me kohën, por vetëm pak.

Nëqoftëse do të ecim pak shiko pak tek skena tani se çfarë do të bëhet.”

Sara performoi me djemtë e trupës së baletit tek “E Diela Shqiptare” duke bërë realitet ëndrën e saj përtë kënduar dhe kërcyer në një skenë.

“Kjo është një artiste e lindur, tani ti Sara do të jesh pjesë e Televizionit Klan do të kërcesh, do këndosh. Je e sigurt nëna Lirie?

Po, po.

Po këtu, por në shtëpi çfarë do të ndodhi?

Hajt më.

Do tia japësh lejen?

S’kam qejf kështu.

Njëri nga balerinët u dashurua me mbesën tënde dhe më solli edhe këtë unazë. Është një unazë për Sarën.

Është gënjeshtër.

Nëna këtë e kam blerë për ty ta kesh kujtim nga unë përgjithmonë.  Kjo ishte thjesht një lojë, unë do të plotësoj ëndrrën tënde do të bëhem police.”/ tvklan.al

Për tu lexuar rrëfimi i dy motrave:

DY MOTRA ME NJË BABA NGA MARTESA TË NDRYSHME, NJË HISTORI SI NË TELENOVELA

Historia e trajtuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” moderuar nga Ardit Gjebrea ka të bëjë me historinë e dy motrave që vijnë nga martesa të ndryshme. Historia e kësaj familje të madhe duket si një telenovelë dhe aspak reale. Babai i Brikenës dhe i Adës është martuar dy herë.

Nga martesa e parë ka gjashtë fëmijë ndërsa nga e dyta vetëm Adën. Gjatë kohës që babai i tyre ishte gjallë kanë jetuar të gjithë në një shtëpi të vetme. Por më pas, njerka e Brikenës është larguar nga shtëpia, duke i lënë jo vetëm fëmijëve, por edhe mamasë së saj një boshllëk të madhe në zemër.

Unë quhem Brikena, jam 27 – vjeçe dhe vij nga një provincë e Tiranës që quhet Tapizë. Unë sot kam ardhur për t’i bërë një surprizë motrës time të vogël Adës. Historia e jetës sime ka shumë pengesa. Unë vij nga një familje e madhe ku jemi pesë motra dhe një vëlla. Babai im ka qenë i martuar dy herë dhe unë jam fëmijë nga martesa e parë, pra vajza e fundit.

Lë të flasim pak për familjen e parë, si shkonte marrëdhënia e mamit me babin?

Babi me mamin në fillim shkonin shumë mirë kur ne ishim të vegjël, por pasi njohu mamanë e Adës filluan problemet dhe shqetësimet.

Gjatë kohës që ishte kjo marrëdhënie dhe me mamin tënd edhe me mamin e Adës, si ndjeheshit ju në shtëpi e dinit këtë marrëdhënie? Kur e morët vesh ju?

Ne e morëm vesh pasi babi vendosi ta sillte në shtëpi mamanë e Adës.

Në shtëpinë tuaj? Të jetonit në një shtëpi?

Po.

Pra babi të jetonte me dy gra?

Po. Ne kishim katër dhoma në shtëpi, në një dhomë jetonte babi më njerkën, në dhomat e tjera ne.

Si e përjetonte mami?

Normal që e përjetonte keq.

Me kë rrinte më shumë babi, me mamin apo me njerkën?

Me mamin tim nuk kishte më lidhje fare.

Po pse jetonit bashkë?

Jetonim bashkë sepse mamaja ime thoshte që rri për hir të fëmijëve. Se besoj që një grua do të linte pesë fëmijë t’i braktiste.

Po ju si e përjetuat momentin e lindjes së Adës së vogël?

Është e çuditshme Ardit sepse në momentin e lindjes së Adës e kemi përjetuar shumë mirë, sidomos për mamin tim. Njerëzit kur e shikonin që ajo e merrte Adën në krahë dilte me të, ata habiteshin duke i thënë që nuk është fëmija yt, ndërsa mami i thoshte që kjo është fëmi nuk di gjë.

Po mami me njerkën si shkon?

Kur ishte babi im gjallë nuk flisnin fare, pas vdekjes së tij filluan të flisnin. Sepse çdo gjë u bënte për Adën. Më pas njerka vendosi të ikë nga shtëpia dhe të ndërtojë një shtëpi afër prindërve të vet. Ada ka qenë shumë e lidhur me ne, sepse ajo ne na ka. Kur Ada ka ikur, unë kam qenë jashtë Shqipërie në Greqi, edhe nuk e kam përjetuar shumë. Vjen mamaja ime për vizitë dhe më tregon historinë e Adës dhe më thotë që kur ka ikur Ada nga shtëpi më duket sikur kishe ikur ti, më duket sikur një nga vajzat e mia ka vdekur. Aq të vështirë e ka pasur.

Një kalvar tjetër i jetës sime Ardit, u ktheva nga Greqia dhe isha gjashtë muajshe shtatëzanë. Linda vajzën dhe isha shumë e lumtur bashkë me burrin. Por në një kohë shumë të shkurtër unë ngela sërisht shtatëzanë, tashmë me një djalë. Dita kur lindi djali ishte një ndër momentet më të bukura të jetës sime, por që nuk zgjati shumë. Me 16 korrik e kam lindur me datë 17 e kam futur në sallë të operacionit, pasi lindi me një sëmundje shumë të rëndë. Ai ndenji një muaj në reaminacion. Tani është më mirë, por sëmundja e tij është shumë e rëndë.

Po Adën për çfarë e ke thirrur?

E kam thirrur ta falenderoj që më ka qëndruar shumë afër gjatë kohës që unë kisha nevojë për të.”

Ada e pranishme në studio dëgjon mesazhin e motrën së saj Brikenës.

“Kam ardhur këtu sot për të të dhënë mesazhin e të gjithë familjes, e motrave dhe vëllait tonë. Ti je gjaku jonë edhe pse me një mama tjetër, por ndoshta gjërat kështu ishin të shkruara. Kur unë kisha nevojë për ty, ti më ke qenë afër madje lije edhe orët e mësimit për të më parë në spital. Kam ardhur të të falenderoj nga zemra.”

Ada shumë e emocionuar nga fjalët e motrës së saj shprehet se:

“Është detyra e imja si motër. Për mua nuk ka dallim se jemi me dy nëna apo jo, motrat dhe vëllai im janë të pazëvendësueshëm ashtu edhe dy nënat tona heroina. Ato janë të pazëvenësueshme me asgjë në botë. Jam shumë e lumtur që ne jemi kaq të bashkuar dhe ndoshta Zoti na ka bekuar. Jam shumë me fat që e kam këtë motër.”/tvklan.al