Transmetuar më 15-12-2016, 11:55
Publicitet

Kosova tani do të ketë kodit e vet telefonik Shtetëror dhe kjo nuk është më surprizë kur ka kaluar afro një muaj drita jeshile. Ministrja për Dialog me Palën Serbe tha se kodi i ri telefonik hyn në fuqi nga data 15 dhjetor.

Ditën e sotme Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit publikoi Buletinin Operacional me listën e prefikseve të shteteve duke finalizuar njëherë e mirë sagën më se dy vjeçare të një prefiksi të shumëpritur për shqiptarët e Kosovës.

Tashmë Kosova ka një prefiks zyrtar dhe të vetëm dhe ai është +383. Bisedimet për akordimin e një kodi telefoni datojnë që nga 2014-taku afatet e implementimit të tij ishin subjekt i vazhdueshëm ndryshimesh si rezultat i mosdakordësisë me Beogradin zyrtar.

Që nga fillimi i ofrimit të shërbimeve fikse dhe celulare, në Kosovë operatorët operonin tre prefiksë së shteteve të tjera si Serbia, Sllovenia dhe Monako ose +381. +386 dhe +377 respektivisht.

Në Tetor, në një intervistë për PCWorld Albanian, kryetari i ARKEP, Kreshnik Gashi, shprehej se, “Vlerësohet se që nga pas lufta deri më sot kostoja e mungesës së kodit telefonik u ka kushtuar rreth 220 milion Euro xhepave të qytetarëve.”

Ai tha gjithashtu se implementimi i një kodi telefonik do të garantojë konkurrencë në nivel të shërbimeve mes operatorëve duke hapur rrugë për portabilitetin e numrave.