Transmetuar më 22-12-2016, 17:45

Nё listën e ёmbёlsirave tё festave dhe pijeve tё ngrohta janё tё shumtё ata qё prej kohёsh kanё shtuar edhe njё tjetёr, panettone-n. Nёse deri tani e keni parё nё raftet e supermarketeve dhe nuk e keni marrё, keni bёrё mirё sepse mund ta pёrgatisni edhe vetё.

Pёrbёrёsit: 2 lugё maja, 125 ml qumёsht i vakёt, 150 gr gjalpё tё shkrirё, 200 gr sheqer, pak kripё, 4 vezё, 1 lugё mjaltё, 125 ml qumёsht tё ngrohtё, 3 lugё konjak, 1 lugё vanilje, 1 kile miell, 1 lugё glikanxo, fruta tё thata tё prera.

Pёrgatitja:

Nё njё enё vendosni qumështin e nxehtë dhe shtoni majanё. Mbulojeni enёn dhe lereni pёr 10 minuta. Mё pas nё njё enё tjetёr pёrzieni gjalpin, sheqerin, kripёn dhe mjaltin. Nё vazhdim hidhni pёrsipёr tyre qumёshtin tjetёr duke pёrzierё vazhdimisht dhe mё pas lereni derisa tё arrijё nё temperaturё dhome. Mё pas shtoni vezёt, konjakun dhe vaniljen dhe pёrzieni. Shtoni gjysmёn e miellit dhe pasi ta keni pёrzierё shtoni pёrzierjen e majasё. Pёrzieni vazhdimisht dhe shtoni edhe miellin tjetёr. Vazhdoni pёrzierjen deri sa tё krijohet njё brumё i butё.

Mё pas vendoseni brumin nё njё sipёrfaqe me miell dhe punojeni atё derisa tё zbutet. Kur tё jetё gati vendoseni nё njё enё me miell dhe lereni pёr rreth 30 minuta derisa tё fryhet tё paktёn dyfish i masёs fillestare. Ndёrkohё qё jeni duke pritur brumin, pёrzieni frutat e thata me glikanxon. Mё pas merreni brumin dhe hapeni lehtёsisht. Mbi tё shpёrdani frutat e thata. Punojeni atё sёrish nё mёnyrё qё frutat tё hyjnё nё brendёsi.

Mё pas vendosni brumin nё formё rrethore nё tepsi dhe lereni nё njё vend tё ngrohtё pёr 30 minuta. Para se ta vendosni nё furrё nё pjesёn e sipёrme prisni njё formё kryqi dhe lyejeni me gjalpё. Vendoseni nё furrё tё parapёrgatitur nё 170 gradё dhe para se ta nxirrni risni temperaturёn nё 190 gradё.

Extra: Çdo herё qё hapni furrёn pёr tё parё panettone-n lyejeni me gjalpё.