Transmetuar më 30-12-2016, 16:05

“The Time” ka publikuar një listë me aplikacionet më të instaluara si për telefonat “iPhone” edhe telefonat me sistem operativ “Android”. Në këtë listë përfshihen pikërisht ato programe që pasurojnë mjetin tonë të komunikimit, e që për këtë vit llogariten si absolutisht më populloret.

“Puzzle”-i me krijimin e njerëzve të vegjël të dëborës, “A Good Snowman Is Hard to Build”, i bukur vizualisht dhe që të rrëmben si lojë, është një ndër më të këndshmit dhe të zgjuarit e këtij viti. Edhe pse për të njëjtën gjë luftojnë “Apple”, “Amazon” dhe “Google”, “Spotify” vazhdon të mbetet mbreti i aplikacioneve për dëgjimin “live” të muzikës, apo “music streaming apps”.

Ndryshimi i dizajnit këtë vit i ka sjellë një pamje më moderne dhe është tmerrësisht i lehtë në përdorim. Nëse nuk je gjithë kohën në makinë, ndoshta nuk të bie rasti ta dëgjosh shpesh radion. Epo, në këtë rast të ndihmon aplikacioni “NPR One”, një stacion publik i adoptueshëm, i cili mëson se çfarë të pëlqen dhe cilat subjekte të interesojnë më shumë, për të ngritur me kalimin e kohës “një feed” (furnizues) më personal.

Të duhet një recetë gatimi? Ndonjë këshillë e vlefshme dhe e shpejtë? Është “NYT Cooking”. I përgjigjet të gjitha pyetjeve dhe zgjidhja zëre se erdhi. “What’s App”-i ekziston prej 7 vitesh e është kthyer në njërin prej mjeteve më të mirë të komunikimit sot në botë. “Pokemon Go” vazhdon të mbetet i preferuar, ashtu si dhe “Snapchat”; “Signal”, i cili sigurohet që “chat”-i yt të mbetet i fshehtë, apo “Venmo”, që të ndihmon me transfertat e parave.