Transmetuar më 01-01-2017, 18:01

Një nga vendet më të vizituarat në botë është edhe Stonehenge në Angli.

Stonehenge ose gurët e varur, është ndërtuar në tre seksione mbi 6.400 vjet me pare nga banorët neolit të Salisbury Plain në jug të Anglisë.

Stonehenge ka mahnitur vizitorët për mijëra vjet.

Kjo sipërfaqe përmban 30 gurë të drejtë me peshë 26 tonë dhe 30 gurë horizontale të lartë.

Çdo gur peshon 6 ton dhe është gdhendur nga “bluestone” nga një vend disa kilometra larg.

Ndërtuesit e kohës  ishin në gjendje për të krijuar një monument që ka hutuar njerëzimin për mijëra vjet, duke përdorur mjete vetëm të përbëra nga guri.

Edhe pas kaq shumë viteve, askush nuk e di arsyen e vërtetë të ndërtimit të Stonehenge-it.

Kush, pse dhe si u ngjitën këta gurë tepër të rëndë në atë lartësi të pa mundur për kohën.

Misteri tjetër që ka kjo vepër gjigante është dhe konstrukti i saj dhe ajo ç’ka bie më në sy janë gurët blu të përdorur, të cilët janë me përmasa gjigante.

Stonehenge është kthyer në një destinacion pelegrinazhi për kuriozët e ngjarjeve dhe vendeve misterioze.

Me mijëra turiste vërshojnë nga gjithë bota për të parë këtë mrekulli të njeriut primitiv të Neolitit.