Transmetuar më 02-01-2017, 13:19

Uebfaqja e njohur për automjetet, “motor1.com”, ka publikuar pamjet e modelit Range Rover Sport në version Coupe, emri kodues i të cilit është L560.

Prototipi L560, ishte duke bërë teste në një pistë të vështirë në Suedi në momentin që është fotografuar.

Edhe pse i kamufluar, duket se pjesa e përparme e këtij modeli është e njohur, me pak modifikime. Ndërsa linja e sipërme duket se ka ndryshuar dhe është më e theksuar për dallim nga versioni paraprak.

Range Rover Sport në version Coupe pritet të jetë i gjatë 4.7 metra, pak më i shkurtër se konkurrentët e tij BMW X6 dhe Mercedes GLE Coupe. Ndërsa në brendësi, pritet të jetë tërësisht i ri, luksoz e me katër ndenjëse.

Prezantimi i Range Rover Sport, i ri, pritet mbahet nga mesi i këtij viti që sapo e nisëm.