Transmetuar më 11-01-2017, 20:49

Një përdorues i rrjetit social në Instagram, Ilya Katsman, 22-vjeç, nga Adelaide e Australisë, ka fotografuar një fenomen të rrallë te reve, ndërsa ishte duke flutuar me avion.

“Hera e parë që shoh një formë kaq të çuditshme të reve, ndërsa po udhëtojë nga Perthi për në Adelaide”, shkruan i riu 22-vjeçar në Instagram.

Fotografia është shpërndarë gjerësisht në internet dhe në rrjete të ndryshme sociale.

“Të fluturosh mbi re nuk do dukej asnjëherë kaq bukur”, shkruan një tjetër faqe që e ka shpërndarë fotografinë në Facebook./noa.al/