Transmetuar më 13-01-2017, 00:24
Dëbora e madhe ka bërë që edhe kafshët e egra të zbresin pranë zonave të banuara për të kërkuar ushqim.
Në një rrugë të fshatit Qelëz, në Pukë, kalimtarë të rastit me makinë ditën e djeshme fotografuan një ari që po kalonte në rrugë.
Gjithsesi ariu nuk ka krijuar shqetësim për kalimtarët pasi është fotografuar duke u larguar nga rruga.
Megjithatë përsëri në Pukë, gjat ditës së sotme jo shumë larg qytetit një person ka fotografuar një ujk.
Dëbora në Pukë ka qenë mjaft e dendur në këtë sezon dimri, ndërsa shumë fshatra kanë vuajtur bllokimin e rrugëve dhe mungesën e energjisë elektrike./noa.al/