Transmetuar më 26-01-2017, 20:17

Video e mëposhtme tregon një fenomen të rrallë që ka ndodhur pranë brigjeve të Algjerisë, ku shihet një tornado që është formuar mbi oqean duke ngritur ujin deri në re.

Ajo që është përfolur në mediat e ndryshme botërore tregon se një objekt misterioz shfaqet pranë reve, çka ka ngritur pretendimet se alienët po furnizohen me ujë.

Personi që ka publikuar videon pretendon se bëhet fjalë për alienë, duke shtuar se shumë prej dëshmitarëve që kanë për këtë fenomen kanë parë edhe anijen kozmike të fshehur mes reve.

Shihni videon për më tepër: