Transmetuar më 05-02-2017, 12:23

Dy ekskavatorë kanë nisur rrëzimin e murit të ndërtuar në mënyrë të paligjshme në Mitrovicë.

Gjendja e sigurisë gjatë mëngjesit të së dielës ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur të dhëna për prishje të qetësisë dhe rendit publik. 

Zyrtari për informim i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se aktualisht gjendja e sigurisë në përgjithësi është e qëndrueshme. 

Në vend, shihen forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, si dhe një numër i madh i mediave.

Marrëveshja për shembjen e tij u arrit pas një raundi të vështirë negociatash në Bruksel, edhe pse asnjëra palë nuk pranoi të deklarohej.

Muri i ndërtuar në pjesën veriore të Urës mbi lumin Ibër, ka ngritur tensionet  mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa për rrënimin e tij Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë.